LAJMET NGA KOSOVA

  • Lista Serpska: kushte për miratimin e ushtrisë së Kosovës

    15 Shtator, 2015

    Për të votuar krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, lista Serpska kërkon vazhdimin e mandatit për vendet e rezervuara në parlament. Qeveria e Kosovës nën kryeministrin Isa Mustafa e kundërshton këtë.

    parlamenti i ksÇështja e shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) është rikthyer si temë debati në skenën politike kosovare. ...

  • Uji i çezmës në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni nuk pihet.

    14 Shtator, 2015

    harta uji jo i pijshemGazeta britanike, Daily Mail, ka publikuar një hartë të vendeve në të cilat nuk mund të pihet uji i çezmës.

    Nga harta vërehet se në shtetet ku nuk pihet uji, janë edhe Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
    Sipas kësaj gazete, pirja e ujit në këto vende do mund të shfaqte sëmundje si diarreja, hepatiti A dhe kolera.

  • Shqiptarët fitojnë 25 për qind të votave në Medvegjë

    14 Shtator, 2015

    Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, kanë fituar rreth 25 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Medvegjës.

    zgjedhjet medvegjeSipas rezultateve paraprake, partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, kanë fituar 25 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Medvegjës. Komisioni i zgjedhjeve tha se shumicën e votave i ka fituar koalicioni i ...

  • Beogradi dhe komunat shqiptare në Serbi

    12 Shtator, 2015

    ragmi mustafaZyrtarët serbë kundërshtojnë planet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për themelimin e asociacionit të ngjashëm me atë të komunave serbe në Kosovë.

    Zyrtarët serbë reaguan me zemërim ndaj paralajmërimeve të udhëheqësve politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Ministri i jashtëm serb,  Ivica Daçiç, tha ...

  • Banka Botërore mbështet reformat e arsimit në Kosovë me 9.8 milionë euro kredi

    11 Shtator, 2015

    world-bankBordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore (BB)e miratoi sot një kredi prej 9.8 milionë euro për projektin e përmirësimit të sistemit të arsimit në Kosovë (ESIP), i cili ka për qëllim forcimin e një sërë sistemesh të përzgjedhura që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të arsimit në Republikën e Kosovës.

    Kjo është ...

  • Mustafa: Të shtunën Lugina themelon asociacion të njëjtë si serbët në Kosovë

    10 Shtator, 2015

    ragmi mustafaUdhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës tashmë kanë vendosur që të shtunën në një mbledhje të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare, i cili do të jetë identik me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që do të krijohet në Kosovë.

    Kryetari ...

  • Lugina tregon ditën kur do ta themelojë Asociacionin e Komunave Shqiptare

    9 Shtator, 2015

    ragmi mustafaPërfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginë të Preshevës kanë paralajmëruar se këtë të shtunë do ta shpallin themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

    Këtë e ka konfirmuar për KTV-në kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili ka thënë se për këtë do të vendoset në mbledhjen e ...

  • “BEOGRADI DO TA PËRDORË ASOCIACIONIN TA BLLOKOJË KOSOVËN”

    9 Shtator, 2015

    Sonja BiserkoAktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, shpreh shqetësimin e saj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të mund të përdorej si levë e Beogradit për ta penguar Kosovën.

    Në një intervistë për lajmi.net, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Biserko thotë se nëse qeveria serbe do të kishte për qëllim mosfunksionimin e ...

  • Fushatë dhe kundërfushatë për Kosovën në UNESCO

    8 Shtator, 2015

    ura prizren

    Pamje nga qyteti i vjetër i Prizrenit, foto nga arkivi

    Fushata për anëtarësimin e Kosovës në Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNESCO, po vazhdon pozitivisht, përderisa fushata e Serbisë kundër këtij anëtarësimi, po zhvillohet me diskurs mjaft negativ, vlerësojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme ...

  • BERZH-i investon në hekurudhat e Kosovës

    5 Shtator, 2015

    treni kosoveBanka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ka ndarë një kredi prej rreth 40 milion eurosh për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, thelluar integrimin rajonal dhe për të forcuar zhvillimin ekonomik të vendit.

    Kjo është transaksioni më i madh i BERZH-it në Kosovë deri më sot dhe investimi i parë i bankës në sektorin e transportit të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"