LAJMET NGA KOSOVA

  • Lugina tregon ditën kur do ta themelojë Asociacionin e Komunave Shqiptare

    9 Shtator, 2015

    ragmi mustafaPërfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginë të Preshevës kanë paralajmëruar se këtë të shtunë do ta shpallin themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

    Këtë e ka konfirmuar për KTV-në kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili ka thënë se për këtë do të vendoset në mbledhjen e ...

  • “BEOGRADI DO TA PËRDORË ASOCIACIONIN TA BLLOKOJË KOSOVËN”

    9 Shtator, 2015

    Sonja BiserkoAktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, shpreh shqetësimin e saj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të mund të përdorej si levë e Beogradit për ta penguar Kosovën.

    Në një intervistë për lajmi.net, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Biserko thotë se nëse qeveria serbe do të kishte për qëllim mosfunksionimin e ...

  • Fushatë dhe kundërfushatë për Kosovën në UNESCO

    8 Shtator, 2015

    ura prizren

    Pamje nga qyteti i vjetër i Prizrenit, foto nga arkivi

    Fushata për anëtarësimin e Kosovës në Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNESCO, po vazhdon pozitivisht, përderisa fushata e Serbisë kundër këtij anëtarësimi, po zhvillohet me diskurs mjaft negativ, vlerësojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme ...

  • BERZH-i investon në hekurudhat e Kosovës

    5 Shtator, 2015

    treni kosoveBanka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ka ndarë një kredi prej rreth 40 milion eurosh për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, thelluar integrimin rajonal dhe për të forcuar zhvillimin ekonomik të vendit.

    Kjo është transaksioni më i madh i BERZH-it në Kosovë deri më sot dhe investimi i parë i bankës në sektorin e transportit të ...

  • Zbardhen projektet e Vjenës, ja çfarë përfiton Kosova

    4 Shtator, 2015

    projektet-e-vjenesJo të gjitha projektet infrastrukturore të miratuara në Samitin e Vjenës u bën publike pas mbylljes së punimeve. Referuar një dokumenti zyrtar të hartuar nga BE, që KosovaPress ka mundur të sigurojë, për vendet e Ballkanit Perëndimor zbulohet se është rënë dakord me financim të Bashkimit Evropian për një sërë rrugësh; hekurudhash, portesh e areportesh që lidhin vendet ...

  • S’ka prodhim, s’ka konsum, s’ka as rritje të ekonomisë

    3 Shtator, 2015

    euroRritja ekonomike për vitin 2015, nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, parashihet të arrijë në një normë reale prej 3.5 për qind, përderisa vitin e kaluar kjo normë ka qenë 0.9 për qind.

    Duke marrë për bazë indikatorët makro-ekonomik, ekspertë për çështje ekonomike nuk besojnë se gjatë këtij viti rritja ekonomike mund të arrijë në shifrën 3.5 për ...

  • Konjufca: Marrëveshjet po e çojnë Kosovën drejtë federalizimit

    2 Shtator, 2015

    vv-kosova-pas-marreveshjesMarrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, e cila i jep Serbisë të drejta të plota në kontrollin e komunave me shumice serbe, po e çon Kosovën drejt federalizimit të saj.

    Kështu u tha sot gjatë një takimi publik të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin morën pjesë edhe partitë tjera opozitare.

    Shefi i grupit parlamentar ...

  • Kryeministri: Nga Pakoja fiskale përfitojnë ata që kanë para më pak

    2 Shtator, 2015

    qeveria e ksKryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha sot në mbledhjen e Qeverisë se nga aplikimi i Pakos së re fiskale do të përfitojnë qytetarët me të ardhura të ulëta dhe ato mesatare

    Kjo pasi sipas kreut të Qeverisë, është destinuar që të përfitojnë kjo kategori e qytetarëve në mënyrë që të ruhet standardi i jetës.

    Në ...

  • Mungesa e rrymës dëmton bizneset

    2 Shtator, 2015

    obiliq rrymaFurnizimi jostabil me energji elektrike në Kosovë po cenon zhvillimin e bizneseve dhe rrjedhimisht zhvillimin ekonomik të vendit, thonë përfaqësues të bizneseve.

    Njëra nga ndërmarrjet prodhuese që përballet me këtë problem është ndërmarrja “Euro Commerce”, në Mitrovicë, e cila merret me prodhimin e sapunëve të lëngshëm dhe prodhimin e ambalazheve.

    Pronari i kësaj kompanie, Muharrem Osmani, në një bisedë ...

  • Marrëveshja që i rrëmben Kosovës 30 për qind të territorit

    1 Shtator, 2015


    flamuj-serbe-mitrovica

    Lëvizja Vetëvendosje kritikon marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë: Shtet brenda shtetit, po i merr Kosovës 10 komuna, me 74 mijë banorë

    Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë ka ngjallur debat mes forcave politike, për shkak të paqartësive të vetë marrëveshjes, por edhe rreziqet që mund t’i vijnë Kosovës pas ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"