LAJMET NGA KOSOVA

  • Albin Kurti mbi takimin e presidentit Thaçi me partitë politike në Kosovë

    23 Prill, 2020

    Albin KurtiPas thirrjes për moszbatim të vendimeve të qeverisë, kjo e sotmja është përpjekja më e egër e Presidentit për të shthurur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet që ta mbyllë me një dekret antikushtetues ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Nga roli unifikues dhe nga kompetencat ...

  • LDK pajtohet që Avdullah Hoti të jetë kryeministër i Kosovës

    23 Prill, 2020

    AvdullahPresidenti Hashim Thaçi tashmë është deklaruar se do t’i japë mandatin secilës parti që krijon shumicën parlamentare. Vetëvendosja e Albin Kurtit këtë veprim e quan antikushtetues.

    Vetëm pak orë më parë presidenti Hashim Thaçi, bëhet e ditur se i ka kërkuar zyrtarisht LDK-së, që t’ia dërgoi atij emrin e mandatarit për krijimin e qeverisë pasi LDK garanton që e ka ...

  • Thaçi letër Kurtit: Do të këshillohem me partitë për formimin e qeverisë

    22 Prill, 2020

    Albin Kurti -ThaciPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shkroi sërish të mërkurën kryeministrit në detyrë Albin Kurti, njëherësh kryetar i lëvizjes Vetëvendosje duke paralajmëruar këshillimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re.

    Presidenti Thaçi, i kërkoi disa herë gjatë këtij muaji zotit Kurti që të dërgojë propozimin e tij për emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së ...

  • LIDHJA QYTETARE BËN THIRRJE PRESIDENTIT TRUMP QË TA LIROJË AMBASADORIN GRENELL NGA DETYRAT E TIJA SI I DËRGUARI SPECIAL PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

    22 Prill, 2020
    Albanian_American_Civic_LeagueDeklarata Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane

    Prill 2020

    Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për situatën e rrezikshme në Republikën e Kosovës pas rënies së qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti të zgjedhur në mënyrë demokratike.

    Rënia ishte si rezultat i një lëvizjeje të paprecedentë të orkestruar nga disa anëtarë të elitës politike të Kosovës ...

  • Kurti: Grenell është drejtpërsëdrejti i përfshirë në krizën politike në Kosovë

    21 Prill, 2020

    Kurti - GrenellKryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë. Kurse në rast të formimit të qeverisë së re, për çka po insiston presidenti i Kosovës, Hashim ...

  • Këtë javë priten lëvizje në përpjekje për krijimin e qeverisë së re

    20 Prill, 2020

    HashimPresidenti Thaçi paralamëroi se këtë javë do të ndërmarrë hapat kushtetues për të mundësuar një qeveri të re të Kosovës. Deklaratën e Thaçit në twitter e shpërndau i ngarkuari amerikan për dialogun, Richard Grenell.

    I ngarkuari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, paralajmëroi se tarifa dhe reciprociteti ndaj Serbisë mund të hiqet këtë javë dhe sapo ato të hiqen, ...

  • Shkon 480 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

    17 Prill, 2020

    covid19Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar për 31 raste të konfirmuara me koronavirusin e ri në 24 orë, si dhe për pesë të shëruar nga ky virus.

    “Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast ...

  • Palmer: SHBA pranë Ballkanit edhe në kohërat e pandemisë

    15 Prill, 2020

    PalmerZv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ka komentuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në një intervistë me gazetaren Helena Djordjevic të shërbimit serb të Zërit të Amerikës, zoti Palmer nuk pranoi të komentojë për letrën që dy ligjvënës amerikanë i drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike ...

  • Ligjvënësit amerikanë: Shqetësim për qasjen e administratës amerikane ndaj Serbisë dhe Kosovës

    15 Prill, 2020

    EngelLigjvënësit Engel dhe Menendez i shkruajnë një letër sekretarit të shtetit për Politikën e Jashtme, Mike Pompeo ku i shprehin shqetësim për qasjen që administrata amerikane ka ndaj Serbisë dhe Kosovës.

    Dy ligjvënës amerikanë, Eliot Engel dhe Bob Menendez i dërguan dy ditë më parë një letër ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, në të cilën ata shprehin shqetësimin për taktikat e ...

  • Engel dhe Menendez, të shqetësuar me qasjen amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë

    14 Prill, 2020

    usaLigjvënësi Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez, u shprehën të hënën të shqetësuar me faktin se Shtetet e Bashkuara ushtruan trysni mbi qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, por nuk po ushtrojnë trysni të duhur mbi Beogradin për të ndalur fushatën e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

    Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"