LAJMET NGA KOSOVA

  • Kurti: S’përballemi më veç me kërcënim teorik nga Rusia

    29 Shkurt, 2024

    KurtiKryeministri Albin Kurti ka theksuar se ditët e fundit ka menduar shumë për Irlandën Veriore dhe “se si historia e saj është e lidhur me atë të Kosovës”, në një ligjërim që pati mbrëmë në “Queens University” në Belfast.

    Kreu i Qeverisë foli edhe për mosmarrëveshjet me Serbinë, ndërsa përmendi marrëveshjen e arritur para një viti.

    “Pra, ne kemi arritur një marrëveshje. ...

  • Freedom House: Kosova dhe Shqipëria vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimeve

    29 Shkurt, 2024

    FHOrganizata “Freedom House” me seli në Uashington ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.

     

    Në raportin mbi “Lirinë në Botë”, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i ...

  • Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar Ballkanin

    28 Shkurt, 2024

    Zelensky RamaVazhdimi i ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe paralajmërime për rrezik në Ballkanin Perëndimor nga Rusia, ishin mesazhet kryesore që u përcollën pas Samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”, që u mbajt më 28 shkurt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

    Në samit, që u mbajt me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ...

  • Lajçak: Shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit serb në Kosovë mbetën pa përgjigje – duhen takime shtesë

    27 Shkurt, 2024

    LajcakI dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha të martën se duhen takime shtesë ndërmjet palëve për të zgjidhur çështjen e përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

     

    Ai i bëri këto komente në rrjetet sociale pas takimit me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke theksuar se mirëpret angazhimin ...

  • Deputeti ukrainas në A2 CNN: Kosova të armatoset, askush nuk ju mbron! E kemi nga përvoja jonë

    27 Shkurt, 2024

    GoncharenkoPërshëndetje zoti Goncharenko, faleminderit që jeni me ne sot. Dëshiroj që ta nisim bisedën tonë me vizitën e presidentit të Ukrainë, Volodymyr Zelensky, në Tiranë. Ai do të marrë pjesë në samitin e paqes këtu në Shqipëri. Çfarë mund të presim nga ky event dhe si e shikoni të ardhmen e Ukrainës. A ka bërë Zelenski mjaftueshëm në këto dy vite ...

  • BE konfirmon takimin e së martës Kosovë-Serbi për dinarin – Banka Qendrore e Kosovës do të marr pjesë

    27 Shkurt, 2024

    BEBashkimi Evropian konfirmoi të hënën pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit për çështjen e përdorimit të dinarit serb, që ka ngjallur shqetësime për situatën në vend.

     

    “Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm i dialogut do të përqendrohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura ...

  • Borrell: Takimet me Kurtin dhe Vuçiqin në Munih, të pasuksesshme

    26 Shkurt, 2024

    BorellShefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka pasur takime “të pasuksesshme” me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, sa i përket shtensionimit të situatës mes dy shteteve.

     

    Në një artikull të publikuar pas mbajtjes së Konferencës së Sigurisë në Munih lidhur me agjendën gjeopolitike të BE-së, Borrell përmendi edhe takimet e ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin ...

  • A mund ta zgjidhë Brukseli konfliktin për dinarin serb?

    26 Shkurt, 2024

    dinar serbDaniel Server: Pretendimi i palës serbe për ‘spastrim etnik’ pas ndalimit të dinarit në Kosovë nuk qëndron, por Prishtina duhet të sigurojë përfaqësimin e interesave të gjithë qytetarëve.

     

    Një tjetër tentativë për ndërmjetësim nga Brukseli për çështjen Kosovë – Serbi, në pikun e debateve mbi heqjen e dinarit serb nga transaksionet bankare në Kosovë. Brukseli i druhet përshkallëzimit të marrëdhënies mes dy vendeve dhe ...

  • Dezinformimi dhe ndikimet e huaja keqdashëse në rajonin e Ballkanit

    23 Shkurt, 2024

    DezinformimiJason Steinhauer, ekspert nga Shtetet e Bashkuara mbi dezinformimin në rrjetet sociale, tha të enjten në një bisedë me Zërin e Amerikës se rreziku më i madh për Kosovën dhe Ballkanin nga dezinformimi është nxitja e përçarjes në shoqëri.

     

    “Mendoj se shumë nga këto narrativa dezinformuese kanë për qëllim të ndajnë grupe kundër njëra tjetrës, qofshin ato grupe etnike, fetare, ...

  • Si përpiqet Rusia të ndikojë në Ballkan përmes Forumit Mysliman Evropian?

    23 Shkurt, 2024

    NiyazovKryetari i Forumit Mysliman Evropian, Abdul-Vahed Niyazov, gjatë një vizite në Kosovë, në korrik të vitit 2021. (Fotografi e marrë prej llogarisë së Forumit në Facebook).

    Kur tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit qenë rritur në gushtin e vitit 2022 për shkak të çështjes së targave ilegale serbe të automjeteve, të cilat përdoreshin në veri të Kosovës, Forumi Mysliman Evropian kishte ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"