LAJMET NGA KOSOVA

  • Partneriteti i ri Kosovë-Sfidat e Mijëvjeçarit

    13 Shtator, 2017

    Eliot EngelShtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan dje Programin Threshold prej 49 milion dollarësh që përqëndrohet tek rritja ekonomike, qeverisja e përgjegjshme dhe transparenca. Presidenti Hashim Thaçi i tha Zërit të Amerikës se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për zbatimin e reformave jetike për Kosovën.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe ligjvënësit amerikanë Eliot Engel dhe Ed ...

  • Shtypi gjerman: Haradinaj në mëshirë të Vuçiçit?

    11 Shtator, 2017

    shtypi gjermanKryeministër me shumë rreziqe përpara! Zgjedhja e qeverisë në Kosovë dhe e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë tërhequr vëmendjen e shtypit gjerman.

    Në artikullin me titull “Kryeministri i ri në kërkim të ekulibrit të vazhdueshëm”, gazeta gjermane “tageszeitung” thekson zgjedhjen e qeverisë në Kosovë me një shumicë tejet të ngushtë, me 62 vota nga 120 deputetë në parlamentin e Kosovës. ...

  • VV, Qeverisë: Mos t’ju shkojë ndërmend të sillni “temat e mëdha” – Zajednicën, Demarkacionin e Kosovën C

    9 Shtator, 2017

    vetevendosjeLëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook ka thënë se “ata që e duan pushtetin më shumë se Kosovën e formuan Qeverinë pasi morën lejen nga Beogradi”.

    “QEVERI AUTOKRATËSH E KONTROLLUAR NGA VUÇIQI

    Sot ata që e duan pushtetin më shumë se Kosovën, më në fund arritën ta formojnë një qeveri, pasi që erdhi “leja” nga Beogradi. Si e tillë, kjo ...

  • Kosova bëhet me Qeverinë e re

    9 Shtator, 2017

    qeveriaMe 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me në kryeRamush Haradinajn.

    Qeveria Haradinaj është zgjedhur për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. I gjithë procesi i zgjedhjes është kritikuar ashpër nga opozita, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Në momentin e votimit, ...

  • Ramush Haradinaj kryeministër i Kosovës

    9 Shtator, 2017

    RamushTre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kosova ka qeverinë e saj. Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj, mori shumicën e thjeshtë me 61 vota, përballë saj një opozitë e fortë e 58 deputetëve nga Vetëvendosja dhe LDK.

    Me 61 vota pro, asnjë kundër, një abstenim, pa prezencën e opozitës në sallë, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re të Kosovës me ...

  • Pacolli zgjidhje ideale?! – Komentet nga Serbia për qeverinë e re në Kosovë

    8 Shtator, 2017

    shtypi serbKosova është në prag të formimit të qeverisë së re. Formimi i institucioneve në Prishtinë po përcillet me vëmendje edhe në Beograd. Analistët serbë nënvizojnë rolin e Pacollit.

    Vlerësimet e mediave në Beograd për aktorët politikë në Kosovë janë të ndryshme. Shumë media edhe më tej institucionet e Kosovës i fusin nën thonjza, koalicionin PAN e quajnë koalicion lufte, ...

  • Kosovë: Të shtunën votohet qeveria – PAN diskuton për emrat e ministrave

    8 Shtator, 2017

    kuvendiI mandatuari për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj, pritet të udhëheqë një qeveri me 21 ministri. Partnerët e koalicionit po diskutojnë emrat. Qeveria Haradinaj, votohet të shtunën (09.09).

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë e ka mandatuar zyrtarisht Ramush Haradinajn për formimin e qeverisë së Kosovës, e cila pritet që të votohet (09.09)në parlamentin e Kosovës. Ramush Haradinaj, edhe gjatë ...

  • Kadri Veseli (ri)zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

    7 Shtator, 2017

    VeseliPas një ngërçi politik gati tremujor, më në fund u zgjodh kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Kadri Veseli fitoi dy vota më shumë se që ishte e domosdoshme.

    Parlamenti i Kosovës zgjodhi kryetarin dhe kryesinë, pas një ngërçi politik të krijuar tash e gati tre muaj, që nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Kadri Veseli, kryetar i ...

  • Kadri Veseli – kryetar i parlamentit të Kosovës

    7 Shtator, 2017

    Kadri VeseliParlamenti i Kosovës, zgjodhi me 62 vota për dhe 52 kundër kryetarin e parlamentit, duke përmbyllur seancën konstituive e cila filloi më 3 gusht, por u zvarrit për shkak të mungesës së votave të koalicionit fitues të Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën.

    Mbledhja e sotme pasoi marrëveshjen e këtij koalicioni me Aleancën Kosova e ...

  • Phillips: Serbia të njohë Kosovën, SHBA dhe BE të rrisin profilin në dialog

    6 Shtator, 2017

    phillipsNjë raport i ri për dialogun Prishtinë-Beograd bën thirrje për njohjen e Kosovës nga Serbia. Autori i raportit, David Phillips, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin profilin në negociatat mes dy vendeve, si pjesë e interesave strategjike për t’i bërë ballë ndërhyrjeve ruse në rajon. Prof. Phillips, Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"