LAJMET NGA KOSOVA

  • Opozita: Protesta e radhës më 26 mars

    4 Mars, 2016

    Opozita e bashkuar ka vendosur që protestën e ardhshme ta mbajnë më 26 mars, kundër dy marrëveshjeve dhe largimit të Qeverisë Mustafa-Thaçi.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se si opozitë do të vazhdojnë protestën e tyre pasi ngjarjet në Kosovë vetëm se po e shtojnë atë që kjo Qeveri duhet të shkoj.

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që më 26 ...

  • Der Standard: As milionat e BE-së e të SHBA-ve, nuk e ndalin korrupsionin në Kosovë

    3 Mars, 2016

    korrupsionGazeta austriake “Der Standard” ka botuar një shkrim të cilin ia ka kushtuar situatës aktuale në Kosovë.

    Në këtë shkrim, thuhet se  Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin qindra miliona euro në adresë të shtetit më të ri në Evropë, por ky vend nuk po e gjen zgjidhjen e problemit sesi të dilet nga korrupsioni.

    Përfaqësuesi i ...

  • Ata na frikësohen sepse nuk po iu frikësohemi

    3 Mars, 2016

    VV Albin KurtiLëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi lirimin e menjëhershëm të kryetarit Visar Ymerit. Në një konferencë ku folën deputeti Albin Kurti dhe nënkreytari Driton Çaushi u tha se gjyqësia, prokuroria dhe policia po vazhdojnë të jenë shumë aktive e të zellshme në rastet dhe proceset kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

    “Sot, policia e regjimit arrestoi hiç më pak se Visar Ymerin, kryetarin e ...

  • Një komunë e re serbe, për zgjedhjen e Thaçit?

    2 Mars, 2016

    Serbia thaciBashkësia serbe në Kosovë mund ta krijojë edhe një komunë të re me shumicë serbe, të njëmbëdhjetën me radhë.

    Nenad Rashiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar bisedime lidhur me këtë çështje.

    Në këtë kontekst, katër fshatrat : Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë, ...

  • Intervistë me drejtuesin e Vetvendosjes Visar Ymeri

    1 Mars, 2016

    Visar VVKryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës është përshkuar me ndërhyrje e shantazhe ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Duke ritheksuar kundërshtimin e kësaj lëvizjeje ndaj zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit, zoti Ymeri në intervistën dhënë korrespondentit ...

  • Kosovë: hapet rruga për funksionimin e Gjykatës Speciale

    1 Mars, 2016

    Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ratifikoi marrëveshjen me Holandën për Gjykatën Speciale. Kosova me këtë përmbushi të gjitha detyrimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

    gjykata cekaniPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me shtetin e Holandës “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, e nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga ...

  • ‘Shok’ nuk fitoi OSCAR-in

    29 Shkurt, 2016

    shokFilmi “Shok” që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk arriti të marr trofeun si “filmi më i mirë i shkurtër” në OSCAR.

    “Shok” bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë, i punuar nga Jamie Donoughue ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”, “Day One” me regji të Henry Hughes, ...

  • Daçiç: Pozita jonë në Kosovë është forcuar

    29 Shkurt, 2016

    ivica-dacicShefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, para se të nisej për sesionin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se pozicioni i Serbisë në Kosovë është forcuar.

    Ai ka shtuar se nuk ka justifikime për mosimplementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke thënë se Serbia dhe populli serb në Kosovë pret që të përmbushen ato për ...

  • Intervistë me Hashim Thaçin, president i zgjedhur Kosovës

    29 Shkurt, 2016

    hashimiPresidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi,  në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se do të punojë me të gjitha forcat politike për të tejkaluar ato që quajti dallime ndërmjet tyre. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se zgjedhja e tij, që u përcoll me kundërshtimet e opozitës,  ka ndodhur në pajtim ...

  • Stojanoviq: Tash le të vazhdohet me Asociacionin e Specialen

    27 Shkurt, 2016

    Branimir-StojanovicZëvendëskryeministri i Kosovës nga minoriteti serb, Branimir Stojanoviq, ka thënë se pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President, tashmë nuk ekziston asnjë arsye që të mos procedohet tutje me ato që Prishtina është akorduar me Beogradin në Bruksel, njofton Klan Kosova.

    Stojanoviq thotë se pret që Thaçi, i cili ka marrë pjesë në të gjitha proceset në Bruksel, të marrë përgjegjësi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"