LAJMET NGA KOSOVA

  • Bushati: Dialogu Kosovë-Serbi të rivlerësohet

    17 Shkurt, 2017

    BushatiZëri i Amerikës: Zoti Ministër, Kosova feston 9 vjetorin e Pavarësisë së saj por këtë herë në një situatë jo fortë të qetë, nëse i referohemi zhvillimeve të fundit. Në vlerësimin tuaj, a ka rrezik që kjo situatë të përkeqësohet? Dhe çfarë ka bërë apo mund të bëjë Shqipëria?

    Ministri Bushati: “Gjatë këtyre 9 viteve, Kosova ka bërë hapa përpara ...

  • Perspektiva e pasigurtë e rinisë në shtetin e ri – Kosova 9 vjet e pavarur

    17 Shkurt, 2017

    Që nga shpallja e pavarësisë me 17 shkurt 2008 e deri më tani, Kosova është njohur nga 113 vende të botës dhe është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, por jo në OKB.

    9 vjet pavaresiMë 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia me një mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Nëntë vjet pas saj, Kosova është njohur ...

  • Mappes-Niediek: “Europa është një fuçi baruti, Ballkani një fitil”

    17 Shkurt, 2017

    Eksperti për Ballkanin Norbert Mappes-Diediek në intervistë për DW thekson, se tërheqja e BE-së nga Ballkani mund të ketë pasoja të rënda si për Ballkanin, por edhe për të gjithë Europën.

    Norbert Mappes-DiediekDeutsche Welle: Në javët e muajt e fundit në Ballkanin Perëndimor (Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci) toni midis shteteve apo grupeve të ndryshme etnike ...

  • Kosova, nëntë vjet pavarësi

    17 Shkurt, 2017

    KosovoKosova shënon të premten përvjetorin e nëntë të pavarësisë së saj, në një periudhë kur po mbushen dy vjet të një krize të rëndë politike.

    Organizime të pakta e të zbehta po përshkojnë përvjetorin e pavarësisë, shënimi së cilës vazhdon të pasqyrojë ndarjet e thella politike.

    Opozita vazhdon të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe largimin e qeverisë të cilën ...

  • Albin Kurti në Top Show: Metodat e reja që po ndjek Serbia ndaj Kosovës

    15 Shkurt, 2017

    kurti-tp-show

    Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Ish-lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, i ftuar në studion e Top Show, ka pohuar se Pavarësia Kosovës i ka ardhur pikërisht nga protestat e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosje.

    Alban Dudushi: Vjet ju nuk ia uruat pavarësinë Kosovës, do ia uroni ...

  • Kosovë, parlamenti me rezolutë për përshpejtimin e formimit të ushtrisë

    15 Shkurt, 2017

    Me 68 vota për dhe asnjë kundër, Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.

    Në rezolutën e përkrahur nga të gjitha partitë politike, i bëhet thirrje qeverisë së Kosovës që sa ma parë, të bashkërendojë dhe ta procedojë në parlament për miratim, strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës.

    Po ashtu në rezolutë thuhet së ...

  • SHBA shpreh përkushtimin ndaj Kosovës

    15 Shkurt, 2017

    TillersonSekretari amerikan i shtetit, Rex W. Tillerson, përgëzoi Kosovën me rastin e nëntë vjetorit të pavarësisë duke shprehur përkushtimin për mbështetjen amerikane ndaj saj.

    Në një deklaratë të sekretarit Tillerson thuhet se “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e saj të fortë me Kosovën të mbështetur në aspiratat e përbashkëta për qëndrueshmëri, paqe dhe përparim për të gjithë qytetarët tanë.

    Ne përshëndesim ...

  • Mësohet se kur Qeveria do të themelojë Asociacionin?

    13 Shkurt, 2017

    QeveriaStatuti i Asociacionit të Komunave Serbe pritet të miratohet me një dekret në bazë të marrëveshjes për Dialog.

    Çdo ndryshim do të prezantohet nga Asociacioni dhe do të miratohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

    Kjo është ajo për çfarë zotohen zyrtarët qeveritar, por jo edhe pa kthimin e përfaqësuesve të Listës serbe në institucionet qendrore të Kosovës.

    Bajram ...

  • “Home” – filmi nga Kosova që merr BAFTA-n

    13 Shkurt, 2017

    Kosova Filmi 20 minutësh ‘Home’, një bashkëprodhim Britani – Kosovë, mori çmimin “Filmi më i mirë britanik i metrazhit të shkurtër” në edicionin e 70-të jubilar të Akademisë prestigjioze Britanike të Filmit dhe të Arteve Televizive.

    Filmi është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe. Autori i skenarit dhe regjisë së filmit është Daniel Mulloy, ndërsa në rolet kryesore paraqiten ...

  • Kurti: Me Pakon e Ahtisarit shqiptarët e Kosovës janë refugjatë në shtëpitë e tyre

    10 Shkurt, 2017

    KurtiLëvizja Vetëvendosje organizoi sot tribunë me temën “Plani i Ahtisarit dhe tezat e Vetëvendosjes”, ku drejtues të kësaj partie opozitare numëruan padrejtësitë që besojnë se iu bënë shtetit të Kosovës me Pakon Ahtisari.

    Ata kërkuan që të ndërrohet edhe Kushtetuta e Kosovës. Tribuna është mbajtur në 10 vjetorin e protestës ku humbën jetën Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

    Deputeti Albin Kurti ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"