LAJMET NGA KOSOVA

  • Mikullovci: Mund të ndodhë gjithçka, por kurrë që unë të votoj për PAN-in

    6 Korrik, 2017

    Adem MikullovciAdem Mikullovci, në Kosovë njihet në radhë të parë si aktor. Por, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990.

    Tani, Mikullovci është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Si deputeti më i vjetër, ai së bashku me deputetin më të ri ...

  • Gjykata Speciale, Kosova pret emrat e të akuzuarve

    6 Korrik, 2017

    Dick MartyRaporti i senatorit zviceran Dick Marty, për Këshillin e Evropës i ka kushtuar Kosovës shumë. Pretendimet e tij për krime lufte dhe tregti me organe e zbehën imazhin e saj.

    Kjo e shtyu Kuvendin që në emër të Kosovës të mbështesë krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së.

    Por tani pikëpyetja më ...

  • Shirley Cloyes DioGuardi: Ekstradimi i fajtorëve për përdhunimet në Kosovë, të jetë kusht i negociatave

    6 Korrik, 2017

    Shirley DioGuardiAfro dy dekada pas luftës në Kosovë, megjithë ndryshimet e shumta, disa nga plagët mbeten të hapura. Por për një nga kapitujt më të vështirë të saj, filloi të flitet vetëm vitet e fundit. Bëhet fjalë për përdhunimin e mijëra grave dhe vajzave nga forcat serbe dhe heshtjen që e mbështolli për vite me radhë këtë aspekt të ...

  • Osmani: LDK-ja e hapur për bisedime me Vetëvendosjen, por edhe me AAK-në e Nismën

    5 Korrik, 2017

    Osmani“Kemi zhvilluar një takim inicial me grupin parlamentar të LDK-së ku unanimisht është vendosur që nuk do të ketë koalicion me PDK-në apo me PAN-in. Po ashtu është thënë që LDK-ja do të jetë e hapur për të diskutuar me Vetëvendosjen, por edhe me AAK-në dhe Nismën, në qoftë se ato shkëputen nga PDK-ja”, thotë Vjosa Osmani, deputete e ...

  • Kosovë: Arrestime për vrasjen e dy policëve 13 vjet më parë

    5 Korrik, 2017

    Prokurori i shtetitNë Kosovë, Prokuroria e Posaçme tha se janë arrestuar katër persona gjatë një operacioni në kërkim të të dyshuarve për vrasjen e dy zyrtarëve të policisë në vitin 2004.

    Në operacionin në shkallë të gjerë ishin përfshirë 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova, që ishin vënë në kërkim të shtatë të dyshuarve për vrasjen ...

  • Çfarë mund të pritet nga fjalët e Vuçiqit dhe Thaçit?

    4 Korrik, 2017

    thaci vucic1Pas pesë muajt “heshtjeje”, në Bruksel u takuan presidentët e Serbisë dhe Kosovës, për të vazhduar dialogun. Thaçi dhe Vuçiq dolën për herë të parë në opinion me mesazh të njëjtë.

    Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq thonë se dialogu mes shqiptarëve dhe serbëve “është futur në një fazë të re”. Vuçiq pohon se kjo nënkupton bisedime shumë më “serioze ...

  • Thaçi dhe Vuçiq: “Duhet të jemi të guximshëm dhe serioz”

    4 Korrik, 2017

    thaci vucicNë Bruksel u takuan Presientët e Kosovës dhe Serbisë, pas disa muaj “heshtjeje” mes këtyre dy vendeve. Takimi është pritur me kureshtje në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë, që të lihen anash dallimet politike dhe partiake dhe që të gjithë të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin ...

  • Kurti në Bruksel: Nuk jemi kundër dialogut në parim, por jemi kundër dialogut pa parime

    29 Qershor, 2017

    albinLëvizja Vetëvendosje ia ka shpalosur prioritetet e programit qeverisës komisionarit për zgjerim, Johanes Hahn, në Bruksel.

    Të enjten, delegacioni i përbërë nga Albin Kurti, Visar Ymeri e Shpend Ahmeti, kanë përmbyllur një takimin treditësh atje.

    Kurti ka thënë se qëndrimi i tyre për demarkacionin, i shpalosur para Hanit, ishte se VV-ja nuk e fajëson Malin e Zi, por Qeverinë e Kosovës, ...

  • Kosovë: KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

    29 Qershor, 2017

    KQZNë bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, asnjë subjekt politik nuk mund ta formojë i vetëm qeverinë. Nevojiten koalicione, ku duhet të përfshihen edhe pakicat.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 11 qershor. Koalicioni PAN, që përbëhet nga Partia ...

  • Die Welt: Kosova – nga laike në ndikim salafist

    24 Qershor, 2017

    shtypi gjermanGazeta “Die Welt i kushton vëmendje islamizmit në Kosovë, duke theksuar, se Kosova krahasuar me numrin e popullsisë ka dendësinë më të madhe të islamistëve në Europë. Në shumë xhami kërkohet të rekrutohen milicë terroristë.

    Nga njëra anë shëtisin në sheshin para monumentit të Bill Klintonit vajza të reja të veshura me funde, shumë pak mbajnë shami koke, shkruan ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"