LAJMET NGA KOSOVA

  • Serbia po armatoset – Sa rrezik lufte ka në Ballkan?

    7 Nentor, 2024

    serbiaSerbia u armatos shumë vitet e fundit, tani është shteti ushtarakisht më i fortë në Ballkanin Perëndimor. Shtetet fqinje janë të shqetësuara për synimet ekspansioniste të Beogradit.

     

    A po planifikon Serbia të destabilizojë apo edhe të sulmojë ushtarakisht shtetet e saj fqinje Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën? Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj boshnjak Denis Beciroviq paralajmëruan së fundmi për këtë skenar. ...

  • Serwer: do të ketë përpjekje për ndarje të Kosovës dhe Bosnjës

    6 Nentor, 2024

    SerwerSerwer: Nëse Trumpi fiton do të ketë përpjekje për ndarje të Kosovës dhe Bosnjës

    Daniel Serwer, profesor amerikan në universitetin Johns Hopkins, ka thënë se nëse zgjedhjet amerikane i fiton kandidati republikan Donald Trumpi atëherë do të ketë menjëherë përpjekje për ndarje të Kosovës, Bosnjën dhe Ukrainës.

    Në një intervistë në “Interaktiv”, Serweri u pyet nëse Trumpi do të ketë synime ...

  • Kosovë, opozita me kritika ndaj qeverisë për qasjen e saj ndaj themelimit të Asociacionit

    5 Nentor, 2024

    AsociacioniPartitë opozitare në Kosovë kritikuan të hënën pushtetin për siç thanë sjellje të papërgjegjshme kundrejt detyrimeve ndërkombëtare të marra përsipër në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

     

    Kritikat pasuan deklaratat e javëve të fundit të zyrtarëve të pushtetit të cilët hodhën mëdyshje nëse do të themelojnë Asociacionin, një detyrim në ...

  • Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestojnë në Medvegjë mes shqetësimeve për fshirjen e adresave

    3 Nentor, 2024

    LuginaMe moton “ma kthe adresën” grupe qytetarësh protestuan të dielën në qytetin e Medvegjës, komunë e banuar edhe me shqiptarë në jug të Serbisë, mes shqetësimeve për fshirjen e adresave të banorëve shqiptarë.

     

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, Nevzat Lutfiu tha se Medvegja është qyteti me numrin më të madh të qytetarëve në Serbi, të cilëve u janë ...

  • Shtetet e Bashkuara kritikojnë projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën

    1 Nentor, 2024

    MillerShtetet e Bashkuara kritikuan qeverinë e Serbisë për shkak të miratimit të një projektligji mbi juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë, për të cilin Bashkimi Evropian tha se përbën shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.

     

    “Ne pajtohemi me BE-në…”, shkroi të enjten zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller.

    “Kosova dhe Serbia duhet të ...

  • Richard Record: Shqipëria dhe Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre

    1 Nentor, 2024

    R RecordNë raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon një rritje të moderuar ekonomike në dy vitet e ardhshme, por paralajmëroi se rajoni vazhdon të mbetet i brishtë dhe rritja e tij ekonomike e pasigurt.

     

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti kryesor i Bankës Botërore për rajonin, Richard Record tha se ...

  • Gërvalla: Problemi i Vuçiqit s’është asociacioni por ekzistenca jonë, ai po përgatitet

    31 Tetor, 2024

    gervallaMinistrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka problemin me asociacionin, porse atë e shqetëson vetë ekzistenca e Kosovës.

     

    Gërvalla duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se gjitha pretendimet e Serbisë kinse për shkelje të të drejtave të minoriteteve janë gënjeshtra të kulluara.

    “Ta sqarojmë njëherë se ...

  • BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

    30 Tetor, 2024

    EUBashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

     

    Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi projektligjin për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën ...

  • Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ndesh me Kushtetutën

    15 Tetor, 2024

    SteinbaumGrupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se do të shkeleshin kompetencat që kjo kushtetutë ua jep autoriteteve komunale.

     

    Në një intervistë për Zërin e ...

  • Samiti i Berlinit: Dy marrëveshje, por pa mikpritës

    15 Tetor, 2024

    samiti i berlinitSamiti i dhjetë i Berlinit riafirmoi perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, por konfliktet e pazgjidhura mbeten ende sfida të mëdha.

     

    Me dy nënshkrime për bashkëpunim rajonal përfundoi të martën në Berlin samiti njëditor i Procesit të Berlinit. Në 10-vjetorin e themelimit të tij, nisma gjermano-evropiane, që synon të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"