LAJMET NGA KOSOVA

  • Kurti: Procesi i Berlinit i nevojshëm për integrimin në BE

    6 Korrik, 2022

    Olaf Scholz dhe Albin KurtiKryeministri i Kosovës shpreson që Procesi i Berlinit do të rinisë këtë vjeshtë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Sipas Kurtit Kosova beson te ky paralajmërim i Gjermanisë.

     

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i bindur dhe shpreson shumë që procesi i Berlinit që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, do të rifillohet nga kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz. ...

  • Kosova dhe MCC diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së re për energjinë

    6 Korrik, 2022

    Sarah Olmstead MCCNjë delegacion i Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit, diskutoi të martën me autoritetet në Prishtinë mbi zbatimin e programit 202 milionë dollarësh të kësaj korporate për energjinë, i cili u miratua ditë më parë. Programi 5 vjeçar parasheh investime në infrastrukturën energjetike.

     

    Drejtoresha për Kosovën e Korporatës amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), Sarah Olmstead, tha të martën se ...

  • Thirrjet e Rexhep Qosjes për rikthim drejt vlerave etike

    5 Korrik, 2022

    QosjaRexhep Qosja thërret me zë për rikthim drejt vlerave etike.

    Ai e orienton thirrjen e tij sidomos ndaj veprimtarëve, intelektualëve dhe qytetarëve. Dhe këtë gjë e bën në një mënyrë tepër të rrallë: “Në Greqinë e lashtë, në kohën e Homerit, rreth zjarrit të ndezur në nderim të heroit të rënë në luftë ecnin shokët, miqtë dhe adhuruesit e tij, ...

  • Kurti në Athinë: Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është BE

    5 Korrik, 2022

    Albin Kryeministri Albin Kurti ka thënë se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është përfshirja në Bashkimin Evropian. Ai gjatë paraqitjes në panelin me temë “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?” në Athinë, ka thënë se së bashku me presidentin e SHBA-së, Jo Biden dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz mund të krijojnë një urë transatlantike.

     

    “Zgjidhja për ...

  • Politika dhe morali sipas Qosjes

    4 Korrik, 2022

    Rexhep_QosjaFilozofia dhe etika politike e Rexhep Qosjes

    Konceptet etike dhe filozofike të Rexhep Qosjes kanë natyrë humane. Ai nuk është një nacionalist i ashpër, siç është portretizuar shpesh në mediat serbe, por një humanist i bindur. Ai fton për sjellje racionale, etike dhe të përgjegjshme në raport me individin tjetër. Edhe bashkësia njerëzore mund të ekzistojë vetëm në saje të ...

  • Qeveria me draft-strategji të re të sigurisë

    4 Korrik, 2022

    qeveria kurtiQeveria e Kosovës ka miratuar draft-strategjinë e sigurisë 2022-2027, e cila sipas kryeministrit Albin Kurti parasheh rreziqet, kërcënimet dhe sfidat e vendit në fushën e sigurisë.

    Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 4 korrik, Kurti tha se kjo strategji është hartuar në konsultim edhe me partnerët e QUINT-it.

    Në QUINT bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, ...

  • Kurti: masat e reciprocitetit me Serbinë, ndihmojnë vendosjen e ligjshmërisë në Kosovë

    2 Korrik, 2022

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se vendimi i qeverisë mbi përdorimin e targave të makinave dhe dokumenteve personale të lëshuara nga autoritetet serbe, ndihmon vendosjen e ligjshmërisë në Kosovë.

    Ai i bëri këto komente pas reagimeve që nxiti vendimi i qeverisë së tij që makinave të cilat kanë targa me shkurtesat e qyteteve të Kosovës e që ...

  • Kurti mirëpret deklarimin e KE se vendi përmbushë kushtet për liberalizim

    1 Korrik, 2022

    albin twiterKryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Komisionit Evropian, përkatësisht të Ylva Johansson, Komisonare e BE- së për Çështje të Brendshme, sipas së cilës, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave.

     

    “E vlerësoj shumë rikonfirmimin e Komisonares se ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim”, shkroi kryeministri Kurti në llogarinë ...

  • BE thotë se Kosova ka të drejtë t’i heqë targat “KM”, “PR” që i lëshon Serbia

    1 Korrik, 2022

    targat-be-Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se Brukseli gjatë kësaj jave ishte informuar, por nuk ishte konsultuar në lidhje me planet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe lirinë e lëvizjes në territorin e Kosovës.

    “Sipas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes të vitit 2011 dhe 2016, Kosova ka të drejtë që gradualisht t’i heqë ...

  • Lajçak: Situatë e re në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi

    30 Qershor, 2022

    lajcakPërfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të enjten në Beograd se vendimi i një nate më parë i qeverisë së Kosovës mbi përdorimin e targave të makinave dhe dokumenteve personale të lëshuara nga autoritetet serbe, ka krijuar një situatë të re në marrëdhëniet ndërmjet të dyja palëve dhe ka ndryshuar “planet dhe temat” ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"