LAJMET NGA KOSOVA

  • E vështirë, e rrezikshme? Jo për Rupert Neudeck – Një humanist ndërron jetë

    1 Qershor, 2016

    Rupert Neudeck ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare. Një figurë e njohur, jo vetëm në Gjermani, për humanizmin, veprimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Neudeck dha kontribut të veçantë për refugjatët nga Kosova.

    Rupert NeudecktRupert Neudeck

    Një humanist i madh gjerman ka ndërruar jetë, një njeri që jetën e tij ia kushtoi shpëtimit ...

  • “Isa Mustafa, ky frikacak i paparë”

    31 Maj, 2016

    donikaMe “Isa Mustafa, ky frikacak i paparë”, fillon reagimi i kryetares së Lidhjes Demokratike të Degës në Gjermani, Donika Gërvalla, pas ripërsëritjes së skenave të ndalimit të saj për të marrë pjesë në mbledhjet e LDK-së.

    Gërvalla ka thënë se nuk është e gatshme që edhe për gjatë ta pranojë përhapjen e të pavërtetave në adresën ...

  • Ambasada e Shqipërisë fut në sherr politikanët e Prishtinës

    31 Maj, 2016

    Shpend-AhmetiKryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ashpër, duke akuzuar dy partitë kryesore LDK dhe PDK se kanë dalë kundër Shqipërisë. Në një deklaratë, Ahmeti thotë se, pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë ishte rënë dakord për vendndodhjen e re të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në qendër të qytetit të Prishtinës. Për ...

  • Liburn Aliu, i mbijetuari i Masakrës së Dubravës: E lypnim vdekjen, veç të gjallë të mos biem në duar të serbëve

    24 Maj, 2016

    Liburn-AliuU bënë 17 vite nga masakra e tmerrshme e Dubravës. Ditët, nga 19-24 maji 1999, ishin më të errëtat dhe më të pashpresat për të burgosurit politikë shqiptarë që gjendesh aty. Këtë tmerr e përjetoi edhe Liburn Aliu, që atëherë ishte vetëm 24 vjeç.

    Aliu sot drejton Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në komunën e Prishtinës. Më ...

  • Cana s’ndryshon qëndrim: Kombëtarja? Kemi vetëm një

    24 Maj, 2016

    cikaQë prej të dielës, “Kuqezinjtë” janë vendosur në Bad Waltersdore në Austri për fazën përgatitore për Europianin francez.

    Në konferencën e parë për shtyp nga Austria, kapiteni i kombëtares, Lorik Cana foli për fazën përgatitore, sfidën më të rëndësishme dhe kundërshtarin më të fortë.

    Cana thotë që pjesëmarrja në këtë event kaq të rëndësishëm bën krenarë ...

  • Demarkacioni duhet Kosovës për liberalizimin e vizave, Malit të Zi i duhet për anëtarësimin në NATO

    19 Maj, 2016

    demarkacioni-me-malin-e-ziProcesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është duke shkuar drejt përfundimit dhe marrëveshja për anëtarësim do të hyjë në fuqi pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare të aleancës. Kjo, ani pse Mali i Zi e Kosova ende nuk kanë përcaktuar vijën kufitare me njëra tjetrën.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, për Koha.net ka thënë ...

  • Liberalizimi nuk e bind opozitën për Demarkacionin

    18 Maj, 2016

    protesta nisma me aakRatifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare është kusht për aplikimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ka porositur të hënën Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn.

    Por, përfaqësuesit e partive opozitare e kanë quajtur këtë kusht si gabim dhe kanë ritheksuar ...

  • Johannes Hahn në Prishtinë pas hyrjes në fuqi të MSA-së

    17 Maj, 2016

    Një delegacion i madh me përfaqësues nga institucionet e BE-së, Komisioni dhe Parlamenti Evropian, qëndroi në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë për MSA-në, ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

    Johannes HahnMarrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) është moment historik për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Tani është koha që Kosova dhe BE-ja t’i intensifikojmë përpjekjet e ...

  • Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

    17 Maj, 2016

    K i SigurimitKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti sot diskutimin e radhës për Kosovën, ku përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, paraqitën pikëpamje shumë të ndryshme për gjendjen në Kosovë, duke nxjerrë kështu në pah se marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të vështira.

    Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku u përqendrua tek arritjet e fundit diplomatike të Kosovës, ...

  • A do të qëndrojë në Kosovë misioni i BE EULEX?

    16 Maj, 2016

    Autoritetet në Prishtinë pranojnë se organet kosovare të drejtësisë nuk kanë arritur t’i menaxhojnë disa situata të ndjeshme në mënyrë që të japin argumente se EULEX-i duhet të largohet nga Kosova.

    EulexAutoritet e Prishtinës dhe ato të Bashkimit Evropian, tashmë janë në fazën finale të bisedimeve për vazhdimin e mandatit të misionit të misionit EULEX në Kosovë. Ky mision në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"