LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosovë: Zyrtarët serbë që mohojnë krimet e luftës do të shpallen persona non-grata

    7 Maj, 2019

    parlamenti ksKreu i diplomacisë kosovare ka marrë vendim që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë çdo zyrtari të Serbisë që mohon krimet e luftës në Kosovë. Kurse Kuvendi i Kosovës merr nismën për krijimin e Tribunalit për krimet serbe.

    Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se ka marrë vendim që të shpallen persona non-grata, të ...

  • Samiti i Berlinit dhe polemika në distancë Rama- Haradinaj

    3 Maj, 2019

    Rama ramushiPas samitit të Berlinit, përfaqësuesit e Kosovës po përgatiten për takimin e Parisit. Por ndërmjet kryeministrave të Kosovës e të Shqipërisë ka vazhduar një polemikë mbi diskutimet brenda samitit për taksën ndaj Serbisë.

    Udhëheqësit më të lartë të Kosovës, përfshirë edhe Grupin negociator të Kosovës u mblodhën në Prishtinë ku diskutuan për Samitin e Berlinit dhe për të shprehur ...

  • Haradinaj për “Die Welt”: Nuk vijnë kriminelë nga Kosova

    3 Maj, 2019

    RamushPas samitit për Ballkanin në Berlin vazhdon jehona në mediat gjermane, jo vetëm për heqjen nga axhenda të një teme – ndryshimin e kufijve në Ballkan, që konsiderohet mjaft i rrezikshëm, por edhe për zhvillimet në Kosovë.

    Gazeta gjermane “Die Welt” i ka kushtuar këtë javë disa artikuj problematikës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi në kuadër të samitit të Berlinit. Në një ...

  • Kosova dhe Serbia pas Berlinit e para Parisit

    3 Maj, 2019

    Ramush Vejseli ThaciKryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se udhëheqësit e institucioneve do të jenë të bashkuar në zgjidhjen e çështjeve me Serbinë dhe asnjëherë nuk do të ketë diskutime për shtetin dhe sovranitetin.

    Ai i bëri këto komente pas takimit të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, për të diskutuar zhvillimet ...

  • Seibert: Takimi vijues më 1 korrik

    2 Maj, 2019

    SeibertZëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, konfirmoi se më 1 korrik do të zhvillohet takimi i ardhshëm Gjermani, Francë, Serbi, Kosovë.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, duan t’i japin një impuls të ri procesit të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, prandaj edhe do të takohen edhe në të ardhmen me krerët e Serbisë dhe Kosovës, konfirmoi zëdhënësi ...

  • Si vlerësohet në Kosovë samiti i Berlinit

    2 Maj, 2019

    ThaciKosova nuk i beson krejtësisht BE për dialogun me Serbinë, kërkon përfshirje të SHBA-së në proces. Për presidentin e Kosovës, perspektiva e premtuar e BE-së për Kosovën është vetëm një “frazë”, por jo diçka konkrete.

    Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës që morën pjesë në takimin e Berlinit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nuk duken shumë të ...

  • Reagimet nga Serbia pas samitit të Berlinit

    2 Maj, 2019

    VucicPas samitit të djeshëm në Berlin, ku në fokus ishte konflikti mes Kosovës dhe Serbisë si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq kanë kometuar në Beograd zhvillimin e tij.

    Pas samitit të Berlinit të zhvilluar të hënën më 29 Prill, një iniciativë e përbashkët gjermano-franceze, politikanët kryesorë serbë e kanë komentuar atë në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ...

  • A do t’i mbijetojë taksa doganore Samitit të Berlinit?

    25 Prill, 2019

    efekti i takses serbiseTakimi i radhës i liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 29 prill në Berlin, po shihet edhe si një mundësi e mirë që vendet e këtij rajoni të përfitojnë nga projektet e përbashkëta që do të mbështeten nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, kryesuar nga Gjermania.

    Po ashtu, ...

  • Çka presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

    18 Prill, 2019

    MerkelPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04) të ketë ndonjë marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pret që në takimin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që mbahet me datën 29 të  këtij muaji nën organizimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel ...

  • “Der Standard”: Në Berlin “varroset” ideja e shkëmbimit të territoreve – Merkel propozon status të veçantë për veriun e Kosovës

    17 Prill, 2019

    MerkelMë 29 prill, kancelarja gjermane është nikoqire e një samiti të Ballkanit në Berlin. Dhe siç shkruan mediumi austriak Der Standard, “diskutimi rreth ndryshimeve të kufijve sipas kritereve etnike duhet të varroset aty”.

    Më 29 prill, në Berlin do të mbahet një “Samit i Ballkanit Perëndimor” me iniciativën e kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

    Të ftuar janë të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"