LAJMET NGA KOSOVA

  • Askush nuk ka imunitet para Gjykatës Speciale

    9 Mars, 2016

    drejtesiaInfrastruktura juridike e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, tashmë është ndërtuar, përfshirë këtu aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Holandës për rivendosjen e kësaj gjykate në Holandë.

    Ismet Salihu, profesor i të Drejtës penale ndërkombëtare, duke folur për Radion ...

  • Qosja: Mënyra si u zgjodh presidenti, keq për Kosovën

    9 Mars, 2016

    qosjaAkademiku Rexhep Qosja, në një intervistë për Vizion Plus, tregon një panoramë dëshpëruese të situatës politike dhe ligjore në Kosovë.

    Ai shpjegon se është gjendja e mungesës së shpresës dhe besimit te drejtësia, më shumë sesa varfëria, që i shtyn shqiptarët këtej dhe andej kufirit të braktisin Atdheun. Por profesor Qosja, pranon se nuk është dorëzuar të besojë te ballafaqimi ...

  • Kosovë:Javën tjetër emërohen ekspertët ndërkombëtarë për kufirin me Malin e Zi

    9 Mars, 2016

    JahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është vënë në përpjekje për të përmbyllur nismën e saj për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të shqyrtuar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Burime brenda presidencës thonë se komisioni pritet të përbëhet nga tre anëtarë, ekspertë nga Amerika, Britania e Madhe dhe Gjermania.

    Nisma që mund të jetësohet në fillim ...

  • Ashpërsohet retorika politike Kosovë-Serbi për dialogun

    8 Mars, 2016

    Qeveria e Serbisë dhe qeveria e Kosovës interpretojnë në mënyra të ndryshme praninë dhe shpërbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë.

    kosovaPrishtina dhe Beogradi kohët e fundit kanë ashpërsuar retorikën kur bëhet fjalë për procesin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve. Është shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili tha për mediat lokale serbe ...

  • “Nata e Zjarreve”, të gjithë në nderim të familjes Jashari

    7 Mars, 2016

    nata e zjareveTë gjithë pa dallim, qytetarë, bashkatdhetar, përfaqësues të institucioneve, për tre ditë me radhë u përkulën para varrit të Adem Jasharit, familjes, dhe të rënëve në marsin e 98’ës në Prekaz.

    Si çdo përvjetor, edhe sonte, në përmbylljen e manifestimit për nderë të rënies heroike të familjes Jashari, u ndezën 56 flakadanë përreth varrezave.

    Ashtu siç regjisori i këtij ...

  • Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

    7 Mars, 2016

    avokati i popullit ksNë Prishtinë, përfaqësuesit e avokatëve të Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë thanë se do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Komentet e tyre pasuan vendimin e disa ditëve më parë të autoriteteve serbe për të kthyer në Kosovë rreth 103 mijë ...

  • EUROSTAT: Kosova renditet e 4-ta, 66.885 shtetas kërkuan azil në vitin 2015

    5 Mars, 2016

    eurostat kosova66.885 është numri i shtetasve kosovarëve që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015. Informacioni që vjen nga raporti më i fundit i Eurostat, bën me dije se 5% e emigrantëve në vitin që lamë pas kanë ardhur nga vendi ynë.

    Eurostat në informacionet e publikuara, Kosovën e njeh me fusnotë, ...

  • Intervistë me Shqipe Adem Jasharin

    5 Mars, 2016

    Shqipe Adem JashariDëgjues të nderuar! Sot, në valët e Radios-Kosova e Lirë kemi një të ftuar të veçantë, një nënë të tre fëmijve. Kjo  është, Shqipja,  bija e legjendarit Adem Jashari.  Ajo  ka lindur ne Prekazin heroik, që ndër shekuj nga gjiri i vet nxori trima  e trimëresha, si rrallë kund në ndonjë vend të botës.  Në bisedën e ...

  • Salih Zyba akuzohet për ngritje të flamurit kombëtar

    4 Mars, 2016

    Salih ZybaSot, nga mediat mësuam që aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Salih Zyba, i është ngritur aktakuzë për pjesëmarrjen e tij në aksionin për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në hyrje të Prishtinës.

    Salih Zyba është aktivist shembullor. Ai është luftëtar i lirisë, pjesëmarrës në tre luftëra çlirimtare, në Kosovë, Luginë e Maqedoni. Përveç kësaj, ai është edhe zyrtar shembullor i ...

  • Dokumentar për krimet në Kosovë

    4 Mars, 2016

    dokumentari krimetNë Uashington u shfaq më 3 mars filmi “Të paidentifikuarit”, rezultat i punës dyvjeçare të një gazetareje nga Serbia, e cila ka mundur të mbledhë dëshmi të paraushtarakëve serbë, që morën pjesë në krime gjatë konfliktit të Kosovës në vitin 1999. Në një diskutim pas shfaqjes, u fol edhe për rastin e tre vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro-amerikanëve që ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"