• Provimi shtetëror është shtyrë për në vitin 2018

    6 Shkurt, 2015

    Zbatimi i provimit shtetëror për studentët shtyhet për një vit, përkatësisht për vitin 2018. Ky është vendimi pas takimit në Qeveri mes përfaqësuesve të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Plenumit Studentor, Plenumit të Profesorëve dhe Ministrisë së Arsimit. Rektori Velimir Stojkovski theksoi se me këtë vendim është krijuar hapësirë për të shqyrtuar funksionimin e provimit shtetëror.
    “Biseduam rreth dispozitave për provimin shtetëror, dispozitave për zgjedhje në tituj, për programe të ...

  • ‘Fokus’: Skandalet e qeverisë Gruevski janë regjistruar nga 5 agjentë

    6 Shkurt, 2015

    Skandalet e qeverisë Gruevski kanë qenë regjistruar nga 5 agjentë policorë, të cilët pasi kanë vërejtur se përgjimet dhe dëshmitë në to, kanë kaluar kufijtë e parashikuar nga ligji, kanë hequr dorë nga raportimi i përgjimeve. Sipas revistës “Fokus”, që publikon edhe lajmin, 5 agjentët policorë, pas arkivimit të pjesë të madhe të bisedave të përgjuara, ia kanë dorëzuar ato liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
    “Agjentët nuk i kanë dorëzuar ...

  • Protesta në Tetovë: Stop gjenocidit ekologjik

    6 Shkurt, 2015

    Mijëra qytetarë sot në Tetovë të përkrahur nga shoqata të ndryshme qytetare protestuan kundër ndotjes së ajrit dhe duke bërë thirrje që menjëherë të ndërpritet helmimi masiv i banorëve të kësaj zone të gjërë të Pollogut. Drejtuesi i EcoGuerilla, Arianit Xhaferi theksoi se masoviteti i protestës është një mesazh për përgjegjësit aktual të kësaj situate, të cilët duhet të ndërmarrin masa urgjente për të tejkaluar situatën e krijuar që po ...

  • Ambasada e SHBA-ve: Autoritetet të sigurojnë shpjegim të qartë ligjor për deklaratën e Prokurorisë

    6 Shkurt, 2015

    Ambasada e SHBA shpreh shqetësim për deklaratën e Zyrës të Prokurorit Publik më 3 shkurt, në të cilën thuhet se “ndalohet dhe dënohet me ligj publikimi i materialeve që mund të bëhen subjekt i procedurave të mëtejshme penale”.“35t e lira janë bazë e një shoqërie demokratike dhe luajnë rol kritik në prezantimin e informatave që janë në interes të publikut, duke përfshirë edhe informacione për abuzime të mundshme të autoritetit ...

  • Maqedoni: Ndalohet publikimi i materialeve në rastin “Puçi”

    6 Shkurt, 2015

    Prokuroria e Maqedonisë ndaloi publikimin e materialeve lidhur me rastin “Puçi” apo të njohura si “bombat” e opozitës maqedonase.Prokuroria përmes një komunikate theksoi se do të dënohen me ligj të gjitha ata, me theks të veçantë 35t që publikojnë materiale që kanë të bëjnë me paralajmërimet e liderit të partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev për aferat koruptive të qeverisë Gruevski. Prokuroria Publike e Maqedonisë konstaton se publikimi i materialeve që ...

  • Diplomatet ndezin alarmin! Seriozisht të brengosur dhe shqetësuar për situatën

    5 Shkurt, 2015

    Ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni, siç mëson ALSAT M nga burime diplomatike, në takimin e mbrëmshëm kanë shfaqur shqetësimin e tyre serioz për situatën në vend. Takimi është thirrur dhe ka qenë i fokusuar vetëm mbi rastin “Puçi” në të cilin kryeministri Gruevski akuzoi liderin e opozitës Zaev për kërcënim dhe grusht-shtet. Në këtë takim është analizuar situata e re e krijuar në vend dhe janë shqyrtuar të ...

  • Fërçkovski: Shqiptarët të papërfaqësuar. Goshev Sistemi krijon pabarazi ekonomike

    5 Shkurt, 2015

    Njohësit e çështjeve politike parashikojnë skenarë akoma më të zi si dhe përshkallëzim të mundshëm të situatës edhe në planin ndëretnik. Sipas Lubomir Fërçkovsit stabiliteti i Maqedonisë qëndron mbi këmbë të qelqta për faktin se çështjet e sigurisë janë vendosur mbi baza klienteliste, korruptive mes partive në qeveri. Ndërkohë që pjesa më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë, sipas Fërçkovskit janë të papërfaqësuar. “Shqiptarët janë grupacion i papërfaqësuar në ...

  • Sindikata multi-etnike: Marrëveshja mes SASHK-ut dhe Ministrisë së arsimit nuk garanton zgjidhje

    5 Shkurt, 2015

    Ndërprerja e grevës së mësimdhënësve nga ana e këshillit të SASHK-ut është miratuar pa asnjë konsultim paraprak me anëtarësinë dhe pa plotësimin e asnjë kërkese që kishin mësuesit grevistë. Akuzat në adresë të SASHK-ut i bëri sot Sindikata Multi-Etnike e Arsimit. Kryetarja e kësaj sindikate, Suzana Stefanoviq thotë se Jakim Nedellkov gënjen mësuesit kur thotë se gjobat e testimit ekstern janë hequr dhe gënjen edhe për faktin tjetër se MASH-i ...

  • DioGuardi kritikon qasjen e politikanëve shqiptarë në Ballkan

    5 Shkurt, 2015

    Ish-kongresmeni DioGuardi ka theksuar se ka vite që nuk ka takuar ndonjërin nga politikanët shqiptarë, të paktën për të pirë një kafe.Ish-kongresmeni dhe kryetari i LQSHA-së në SHBA, Joe DioGuardi i ka pritur me shqetësim të madh lëvizjet dhe ecuritë e rënda politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Ballkan, sidomos ato të fundit në Kosovë.

    Përmes një letre dërguar veprimtarëve dhe asociacioneve kombëtare shqiptaro-amerikane qe ka bashkëpunim, DioGuardi ka nënvizuar ...

  • Nesër protestë në Tetovë kundër ndotjes

    5 Shkurt, 2015

    Qytetarët e Tetovës nesër sërish do të protestojnë kundër ndotjes së ambientit jetësor dhe rrezikimit të jetëve të tyre. Protesta u paralajmërua nga Lëvizja EcoGuerilla ndërsa ftohen të gjithë qytetarët që të protesojnë në ora 13.00 në sheshin Iliria në qendër të qytetit.

    Drejtuesi i EcoGuerilla, Arianit Xhaferi ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët masovikisht të dalin në protestë për të ngritur zërin kundër ndotjes dhe rrezikimit të jetës ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"