• Shtohet numri i forcave policore në Kumanovë

    15 Maj, 2015

    policia kumanoveTë premten në Kumanovë është shtuar numri i forcave policore nëpër rrugët kryesore dhe para institucioneve shtetërore. Gjendja ka shqetësuar banorët. Autoritetet nuk bëjnë shpjegime, përveç asaj se po marrin masa sigurie. Ndërkaq, një pjesë e medias spekullon se forcat e shtuara të sigurisë ndërlidhen me kërcënimet eventuale të njërit prej pjesëtarëve të grupit të armatosur, i cili ...

  • Gjermania e shqetësuar për krizën në Maqedoni

    15 Maj, 2015

    kumanoveI ngarkuari për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme të Gjemranisë, Ernst Reichlet, gjatë qëndrimit në Shkup(15.05), dërgoi mesazhe për qeverinë dhe opozitën në Maqedonin të përfshirë nga kriza e thellë politike.

    Gjermania kërkon nga pushteti hapa konkretë drejt zbardhjes së aferës së përgjimeve, që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe politizimin e institucioneve. Gjermania është thellësisht e shqetësuar për ...

  • Bieber: Fantazma e Shqipërisë së Madhe shërben për të krijuar frikë

    15 Maj, 2015

    Eksperti i Europës Juglindore Florian Bieber mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni, sfondin politik dhe jo etnik të ngjarjeve në Kumanovë dhe rrezikun e një destabilizmi të rajonit.

    DW: Shkallëzimi i situatës në fundjavë në Kumanovë risolli ndërmend pamje si ato të vitit 2001 në kohën e shpërthimit të konfliktit mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Çfarë mund të thuhet për sfondin e këtij konflikti dhe a ka rrezik që ai të kthehet ...

  • Zaev: Dëshmi për koalicionin e korruptuar

    13 Maj, 2015

    Lideri i LSDM-së Zoran Zaev publikoi një tjetër skandal ku përfshihet kryeministri Gruevski. Nga bisedat telefonike të publikuara në bombën e 31-të të opozitës, dëshmohet se Gruevski ka blerë me paratë e Ministrisë së Brendshme, veturë të tipit “Mercedes” në vlerë prej 575 mijë eurosh.

    Bisedat e publikuara sot dëshmojnë gjithashtu edhe kurdisjen e një tenderi në vitin 2011 për nxjerrjen e qymyrit, projekt me vlerë prej 20 milion eurosh.

    Zaev publikoi ...

  • MPB: Nuk janë 14 por 10 të vrarë nga grupi i armatosur, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj në mesin e të vrarëve

    13 Maj, 2015

    Mirsad + BeguMinistria e Brendshme ka konfirmuar zyrtarisht shkrimet e Alsat M se trupat e Mirsad Ndrecajt, i njohur si komandant NATO dhe Beg Rizajt, komandant Begu janë në mesin e të vrarëve në aksionin policor të Kumanovës. Identiteti i tyre ishte vërtetuar në bashkëpunim me Byronë e Interpolit në Shkup. Siç njoftuam jo zyrtarisht dje, nga Ministria e ...

  • Seancë kuvendore për zgjedhje të ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Transportit

    13 Maj, 2015

    Kuvendi RMKuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 50-të, të në të cilën në rend dite është Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë. Seanca është caktuar pasi që mbrëmë kryeministri Nikolla Gruevski në Kuvend dorëzoi propozim të ministrave të rinj për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ...

  • Libertas: Ambasada amerikane i shpalosi Mijallkovit dhe Jankullovskës biseda mes DSK-së dhe grupit të armatosur në Kumanovë

    13 Maj, 2015

    gordana sashoDorëheqjet e Jankullovskës dhe Mijallkovit kanë pasuar pas një takimi që ata kanë pasur të hënën në mbrëmje në ambasadën amerikane në Shkup, raporton portali Libertas.

    Sipas burimeve të afërta me ambasadën, në këtë takim Jankullovskës dhe Mijallkovit u janë dhënë regjistrime (incizime) nga kontaktet telefonike midis përfaqësuesve të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundëzbulimit (DSK) me grupin e komandant ...

  • Uashingtoni bllokon llogaritë dhe pronat e politikanëve maqedonas?

    13 Maj, 2015

    shba-beShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për t’i bllokuar llogaritë bankare dhe pronat e politikanëve maqedonas nga të gjitha eshallonet e pushtetit, si dhe të një numri të madh biznesmenësh të afërt me pushtetin, për të cilët ekzistojnë dyshime për krime dhe korrupsion, lajmëroi portali maqedonas “Ohridsky”.

    Diplomat i paemëruar i lartë amerikan për portalin e ka konfirmuar ...

  • Pritet verifikimi i dorëheqjeve në Maqedoni

    13 Maj, 2015

    qeveria e mkKuvendi i Maqedonisë për në orën 13 ka caktuar seancën për votimin e ministrave të rinj, pas dorëheqjeve të ministres së Punëve të Brendshme,Gordana Jankullovksës dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

    Ata në këto poste do të zëvendësohen nga Mitko Çavkov, aktualisht drejtor i Byrosë për Siguri Publike, dhe Vllado Misajllovski.

    Jankullovska, Janakievski dhe drejtori i ...

  • Shkarkohen dy ministra maqedonas

    12 Maj, 2015

    qeveriaMinistrja e brendshme, Gordana Jankulovska dhe ai i transporteve Mile Janakievski largohen nga qeveria. Largohet edhe shefi i shërbimit të zbulimit Sasho Mijalkov

    Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski shkarkoi ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankulovska  dhe ministrin e transporit, Mile Janakievski.

    Mjetet maqedonase të informimit thanë se kryeministri Gruevski i ka propozuar parlamentit për ministër te ri të punëve të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"