• Banorët e Mavrovës dhe Rostushës protestuan kundër EVN

    6 Janar, 2015

    Banorë të rajonit të Rekës së Epërme dhe Mavrovës e Rostushes kanë protestuar sot kundër EVN Maqedoni. (FOTO)Banorët mbajtën protestën para qendrës administrative të komunës Mavrovë – Rostushë, me thirrjet dhe akuzat kundër korporatës EVN Maqedoni, për të cilën kanë theksuar se është fajtore për mungesën e dritave në vendbanimet e tyre për rreth nëntë ditë.

    Ata kanë kërkuar urgjentisht sanimin e gjendjes dhe furnizimin me energji elektrike, ndërsa janë paralajmëruar ...

  • Hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në Strazhë

    6 Janar, 2015

    Në orën 10:15 minuta sot është hequr ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në qafën malore të Strazhës.Ndalesa për qarkullim për automjetet e rënda transportuese është ende në fuqi në akset rrugore Mavrovë – Dibër – Strugë. (alsat)

  • Bombat do të publikohen, pritet moment i duhur

    6 Janar, 2015

    Ish kandidati për kryetar shteti dhe profesori universitar Stevo Pendarovski në intervistën e tij për “Fokus” ka paralajmëruar se posedojnë argument për 150 mijë vota të vjedhura pa i llogaritur votat me anë të kërcënimeve.Zvarritja e publikimit të “bombave” të prijësit të opozitës Zoran Zaev në opinion ka krijuar dyshime se nuk ka asgjë të vërtetë në paralajmërimet për “bombat”, njofton gazeta “Lajm”.

    Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, për “Lajm” ka ...

  • Mërgimtarët ikën parakohe për shkak të kaosit me motin në Maqedoni

    5 Janar, 2015

    Nga Struga, Dibra dhe zona e Mavrovës, qindra familje mërgimtarësh kanë mbyllur pushimet dimërore para kohe.Mërgimtarët po braktisin vendlindjen të dëshpëruar nga gjendja e krijuar si pasojë e mungesës së energjisë dhe kaosit nëpër rrugët e papastruara nga bora dhe akulli.

    Një atmosferë e tillë është në Strugë, Dibër, Mavrovë dhe zonat e tjera ku ditëve të fundit dhe para afatit të mbylles së pushimit dimëror, qindra familje mërgimtarësh janë larguar ...

  • Janakievski: Po përgatiten autostradat, së shpejti edhe hekurudha me Shqipërinë

    3 Janar, 2015

    Gjatë vitit 2014, është përgatitur gjysma e trasesë ku duhet ndërtuar autostrada e re Shkup-Shtip dhe çereku i trasesë për autostradën Kërçovë-Ohër.Shpjeguar në kilometra, traseja drejtë Ohrit është bërë gati në gjatësi prej rreth 14 km nga gjithsej 57 km, ndërsa ajo drejt Shtipit është depërtuar për 23.5 km nga gjithsej 47 km. Për ndërtimin e këtyre dy akseve janë parashikuar 580 milionë euro ose ndaras, 374 milionë euro ...

  • Komunikacioni i vështirësuar, ndalesa për kamionë në disa pjesë ë rrugëve

    3 Janar, 2015

    Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, me copëza të mbetura të borës nëpër rrugë. Për shkak të temperaturave të ulta në orët e mëngjesit vërehet paraqitje të ngricës, kumtoi Auto Moto Lidhja e Maqedonisë.Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në akset rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Dibër – Strugë, si dhe kalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe ...

  • Maqedonia me zgjedhje, kriza dhe probleme gjatë 2014

    31 Dhjetor, 2014

    Viti 2014 në Maqedoni është karakterizuar me ngjarje dhe zhvillime të ndryshme…Avazi i njejtë sikur viteve të tjera vazhdoi në planin e marrëdhënieve ndëretnike, krizave politike, procesit të bllokuar të integrimit evroatlantik, protesta dhe zhvillime të tjera.

    Një nga ngjarjet që kanë dominuar gjatë fillimit të 2014 ishte kriza politike dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që u zhvilluan në pako me zgjedhjet presidenciale. Ndërsa, mesi dhe fundi ...

  • Kur Tetova ishte Shqipni!

    31 Dhjetor, 2014

    Tetova, që gjatë historisë ka luftuar kundër pan-turqizmës dhe pan-sllavizmës, ndaj dhe është vizituar nga shumë udhëpërshkrues të huaj, ishte një qytet i vërtetë me djalërinë dhe organizatën “Besa”Mbase festave të fund-vitit më mirë do të shkonte ndonjë temë që lidhet me të tashmen që përmban tone optimiste e relaksimi. Që flet për të arriturat, sukseset, apo ngjashëm. Që të ishte më e këndshme për tu lexuar! Por, kujtoj se ...

  • Temperatura prej -15 deri më -5 gradë

    31 Dhjetor, 2014

    Moti sot në vendin tonë pritet të jetë kryesisht i vrenjtë dhe me reshje të dobëta të borës. Gjatë pasditës moti do të kthjellet dhe do të fryen erë e përforcuar nga veriu.Temperaturat pritet të sillen prej -15 deri më -5, ndërsa ajo e ditës prej -8 deri më -1 gradë celsius.

    Shkupi pritet të ketë mot të ngjashëm dhe me temperaturë prej -8 deri më 4 gradë celsius. (alsat)

  • Buxhovi: “Sllavët e sotëm në Maqedoni s’janë maqedonas antik”

    21 Nentor, 2014

    Historiani Jusuf Buxhovi këshillon intelektualët shqiptarë në Maqedoni që t’i qasen vetëdijes shkencore dhe jo asaj politike!Shqiptarët e Maqedonisë që nga mëvetësimi i Republikës së Maqedonisë kanë hasur në problem në lidhje me librat e historisë dhe me mënyrën se si janë shkruar këto libra mësimore nga ana e maqedonasve. Botëkuptimet maqedonase karshi shqiptarëve kulmuan me Enciklopedinë maqedonase më vitin 2009, ku shkruhej se shqiptarët ishin ardhacak dhe jo autokton ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"