• Çka pas dështimit të mocionit të mosbesimit?

    12 Nentor, 2021

    TalatQeveria e Maqedonisë së Veriut i ka mbijetuar nismës së opozitës për mocionin e mosbesimit. Kjo pasoi mungesën e 61 votave të deputetëve të opozitës për të siguruar së pari kuorimin për hapjen e debatit, dhe pastaj edhe votimin e mocionit të mosbesimit.

    Derisa e gjithë opozita ishte e bindur në sigurimin e votave, deputeti Kastriot Rexhepi nga radhët e subjektit ...

  • Kastrioti i Besës së Zaevit nuk shkoi te Besa e Mickovskit.

    11 Nentor, 2021

    Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot në seancën për mocionin e mosbesimit të qeverisë, tentoi ta rrëzojë Qeverinë e Kryeministrit Zoran Zaev, por u ndërpre po me kërkesë të VMRO-së, meqë u mungoi një deputet.

    Ishte deputeti i Besës së LSDM-së të Zaevit – Kastriot Rexhepi që nuk shkoi te Besa e VMRO-së së Mickovskit!

    Në faqen e tij në Facebook Kastriot Rexhepi i Besës së Zaevit, me simbolet e BE – RSM ...

  • Kryeministri maqedonas Zaev ndryshon qëndrim për dorëheqjen

    10 Nentor, 2021

    Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka ndryshuar qëndrimin lidhur me dorëheqjen e parlajmëruar, teksa thotë se nuk e dorëzon atë për shkak të rrezikut të shkuarjes së vendit drejt destabilizimit. Por, parlamenti po përgatitet për mocionin e mosbesimit ndaj tij të ngritur nga opozita. Opozita thotë se i ka 61 votat e nevojshme për ta rrëzuar atë nga pushteti.

    Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas një takimi ...

  • Zaev shtyn dorëheqjen nga posti i kryeministrit

    10 Nentor, 2021

    ZaevZoran Zaev ka shtyrë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

    Zaevi kishte paraqitur dorëheqjen më 31 tetor për shkak të humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

    Ai dorëheqjen nuk e kishte dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbrëmjen e 9 nëntorit, organet më të larta të ...

  • Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike

    9 Nentor, 2021

    Termocentrali me qymyeMaqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë.

    Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre.

    Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth ...

  • Shkup, opozita dorëzon në parlament nismën për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Zoran Zaev

    9 Nentor, 2021

    VMRO-AAA-BESANë Maqedoninë e Veriut, partia opozitare VMRO-DPMNE e dorëzoi të hënën pasdite nismën në parlament për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Zoran Zaev. Partia i kishte bërë një lloj ultimatumi zotit Zaev se nëse nuk do ta dorëzonte dorëheqjen në parlament deri sot në orën 14:30, ajo do të ngrejë mocionin e votëbesimit kundër tij.

    Nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski u ...

  • Shkup: VMRO DPMNE me ultimatum për kryeministrin Zoran Zaev

    8 Nentor, 2021

    MickovskiOse dorëheqje e kryeministrit ose interpelancë për qeverinë: VMRO DPMNE-ja vjen të hënën me një ultimatum të ri për kryeministrin Zoran Zaev, i cili vazhdon të heshtë.

    Nëse të hënën deri në orën 14.30 nuk e dorëzon dorëheqjen, qeverisë do t’i iniciohet mocion votëbesimi, ky është ultimatumi që VMRO DPMNE-ja dha të hënën për kryeministrin Zoran Zaev. Kreu i opozitës, ...

  • Mickoski konfirmon zyrtarisht shumicën e re parlamentare

    6 Nentor, 2021

    VMROKreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Hristjian Mickoski konfirmoi zyrtarisht shumicën e re parlamentare.

    Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski bëri të ditur publikisht të shtunën (06.11.) shumicën e re parlamentare të formuar nga partia e tij VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit, Lëvizja Besa, Aleancën për Shqiptarët, Alternativa dhe Partia e Majta. “Shpresa për një ...

  • Shkup, opozita thotë se ka arritur marrëveshje për një shumicë të re parlamentare

    6 Nentor, 2021

    VMRODrejtuesi opozitar maqedonas, Hristijan Mickovski, shkroi në rrjetin Facebook se është arritur marrëveshja për një shumicë të re parlamentare. Ai nxori edhe një fotografi ku duken së bashku me Sekretarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, kryetarin e partisë E Majta, Dimitar Apasiev dhe Sekretarin e Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.

    “Po vjen një e ardhme ...

  • Situatë e paqartë politike në Maqedoninë e Veriut, pasi kryeministri Zaev ofroi dorëheqjen

    5 Nentor, 2021

    ZaevNë Maqedoninë e Veriut mund të pasojë një krizë politike pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, i cili ende nuk e ka dorëzuar atë në parlament, ndërsa opozita maqedonase kërkon me çdo kusht zgjedhje të parakohshme.

    Partia e zotit Zaev thotë se ai po bën konsulta me një pjesë të partive të koalicionit, por se ai është i vendosur lidhur ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"