• Nga data 5 korrik 2022 nga ora 00:01, çmime të reja të derivateve të naftës

    4 Korrik, 2022

    karburantiKomisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,40% në krahasim me vendimin e datës 01.07.2022.

     

    Debate të ashpra pro dhe kundër propozimit francez 4 Korrik, 2022

    vmroPropozimi francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë ndan Maqedoninë e Veriut në mbështetës të tij e refuzues të hapur. Presidenti Pendarovski shprehet pro “kompromisit kalimtar”, por protestat në vend vazhdojnë.

     

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurimit, ku është diskutuar propozimi francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë ka vlerësuar se ...

  • Pendarovski për propozimin francez: As triumf historik, as dështim

    3 Korrik, 2022

    StevoPresidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar të dielën se propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është i pranueshëm pasi sipas tij, bëhet fjalë për një “kompromis kalimtar”, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

     

    Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilin marrin pjesë institucionet kryesore të shtetit, presidenti ...

  • Mickoski: Nuk na duhet Evropa nëse asimilohemi

    3 Korrik, 2022

    MickoLideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, më 2 korrik hodhi poshtë propozimin e ri të Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që i hap rrugën nisjes së negociatave për integrim në Bashkimin Evropian.

     

    Në tubimin e partisë së tij, VMRO-DPMNE para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mickoski tha se “populli po zgjohet dhe të gjithë ata që duan t’i ...

  • Shkupi shqyrton propozimin francez për marrëveshjen me Bullgarinë

    2 Korrik, 2022

    kovacevski_pres-konferencaAutoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë sot se propozimi me ndryshime i Francës për arritjen e kompromisit me Bullgarinë do të diskutohet nga të gjitha institucionet e rëndësishme dhe se procesi do të jetë transparent. Ndërsa partnerët qeveritarë lënë të kuptohet se propozimi nuk imponon prekjen në çështjet kombëtare dhe historike maqedonase, opozita maqedonase, nga ana tjetër e akuzon ...

  • Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit

    1 Korrik, 2022

    mareveshjeQeveria e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar arritjen e propozimit francez për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit, por nuk jep detaje për përmbajtjen.

     

    Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut tha presidenti francez Emanuel Makron në fund të Samitit të NATO-s, në Madrid. Sipas tij gjatë takimit të NATO-s u bënë përparime ...

  • Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut pranojnë propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit – Shkupi nis këshillimet e brendshme

    30 Qershor, 2022

    MK BEAutoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë të enjten në mbrëmje se kanë filluar këshillimet e brendshme rreth marrëveshjes me Bullgarinë për zgjidhjen e ngërçit mes tyre, në bazë të një propozimi francez. Marrëveshja i hap rrugën nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në BE të Shkupit por dhe Tiranës.

     

    Arritjen e një kompromisi e bëri të ditur i pari ...

  • KRRE Maqedoni nesër bën të ditur se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike

    29 Qershor, 2022

    evn-faturaNjë ditë para vendimit përfundimtar, Komisioni Rregullatori i Energjetikës bën përllogaritjet përfundimtare se sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku.

     

    Për mediat nuk është publikuar asnjë detaj, vetëm shifra jozyrtare.

    Është e sigurt vetëm se rritja do të jetë 10 deri mbi 10 përqind.

    Kompanitë energjetike kanë treguar kosto shumë të larta, por, sipas presidentit të ...

  • Ballkani i Hapur nuk vlen për Shqiptarët

    29 Qershor, 2022

    kufiri mes shqiptarve rmv rsShqiptarët kërkojnë hapjen e kufirit mes Shqiptarëve nën Serbi-Maqedoni e Veriut

    Kufiri Serbi-Maqedoni e Veriut, gjegjësisht në Miratoc të Preshevës dhe Llojan të Likovës, nuk është hapur ende pavarësisht premtimeve nga qarqet zyrtare për një gjë të tillë. Banorët e fshatrave me shqiptarë andej e këndej kufirit vazhdojnë të ankohen për këtë problematikë. 

    Mentor Ademi nga Miratoca ...

  • Subvencionimi i paneleve diellore për dalje nga kriza energjetike

    29 Qershor, 2022

    panele dielloreNga 1 korriku qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët do të vendosin në kulmet e tyre panele diellore për prodhimin e energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë do t’ua mbulojë shpenzimet deri në 30 për qind, por jo më shumë se një mijë euro.
    Prodhimi i rrymës elektrike me ndryshimet në Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"