Kërkesa e paprecedentë e PD: Jo datë për negociatat

top-channelPartia Demokratike ka depozituar një amendament në kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit Europian, ku kërkon që të kushtëzohet data e hapjes së negociatave me zgjedhjet dhe dekriminalizimin.

Në amendamentin e dorëzuar nga Aldo Bumçi, Partia Demokratike kërkon që dy institucionet e Bashkimit Europian të kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me zgjedhjet, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe plotësimin e pesë prioriteteve.

Qëndrimi i opozitës bie ndesh me atë të shprehur më herët nga mazhoranca përmes ministres së Integrimit, Klajda Gjosha. Gjosha vuri theksin tek rëndësia që ka për reformat dhe rrugën integruese të vendit dalja me një datë konkrete e rekomandimit.

Ajo kërkoi që të jepet një datë e qartë për hapjen e negociatave anëtarësuese, edhe si shenjë inkurajimi për qytetarët shqiptarë në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Kalendarizimi i procesit të integrimit dhe caktimi i një date për çeljen e negociatave është një inkurajim për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Gjosha.

/ Top Channel

Orët e fundit para zgjedhjeve, gara zhvillohet e ngushtë

clinton-trumpKur na ndajnë vetëm disa orë nga Dita e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, fushatat e republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton, janë duke shprehur besim dhe optimizëm lidhur me rezultatin e garës presidenciale të së martës. Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, edhe pse anketat më të fundit tregojnë se Hillary Clinton udhëheq garën në shkallë kombëtare me një diferencë të vogël nga rivali i tij, rezultati mund të përcaktohet nga pjesëmarrja në votime në rreth 12 shtete të pavendosura.

Në përpjekjet e minutës së fundit për të siguruar vota, Donald Trump, dy ditët e fundit ka patur një ngarkesë të madhe – të dielën ai vizitoi 5 shtete të ndryshme – ndërsa Hillary Clinton, për t’u dhënë energji përkrahësve të saj pati mbështetjen e njerëzve të famshëm, si këngëtarja e muzikës pop Katy Perry, apo Presidenti i Barack Obama.

“Po i përkushtohemi me gjithë zemër dhe me energjitë tona fazës përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, për këtë kemi nevojë për ndihmën tuaj.”- tha zonja Clinton.

“Nëse i fitojmë zgjedhjet e 8 nëntorit dhe arrijmë të kemi shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, më në fund mund të realizojmë ndryshimin që meriton populli amerikan.”- tha Donald Trump.

Përfaqësuesit e të dyja fushatave thonë secili, se presin të dalin fitues të martën:

“Nuk ka dyshim, që gjatë ditëve të fundit Donald Trump ka siguruar mbështetje të madhe. Pra, jemi mjaft mirë.”

“Jemi mjaft mirë, kemi siguruar mjaft mbështetje. Kemi një punë të madhe përpara dhe një milion vullnetarë në të gjithë vendin, të cilët punojnë për ne.”

Votimet e hershme në shtete të rëndësishme mund ta kenë përcaktuar tashëm kahun e balancës, si psh në Nevada, ku duket se kanë votuar një numër i madh hispanikësh, të cilët mund t’ja japin fitoren zonjës Clinton. Ndërsa Trump, pret të ketë siguruar shumicën nga pjesmarrja e madhe e punonjësve të bardhë në shtete qendrore si Ohio.

Trumpit mendohet se e ka më të vështirë fitoren se rivalja e tij, por vëzhguesit thonë se e marta mund të tregojë një rezultat të ndryshëm nga anketat.

“Nëse Clinton do të siguronte 3 për qind më tepër vota se sa parashikonin anketat, do të kishim një fitore të rëndësishme të saj; por në se ndodh ndryshe, atëhere Trump mund t’i fitojë me lehtësi votat elektorale.” – thotë vëzhguesi.

Dhe, në se sezoni i fushatës ndryshon vazhdimisht, për asnjërin nga kandidatët nuk mund të shmanget një e papritur e minutës së fundit; nuk përjashtohet as mundësia për ndonjë zbulim të ri që të pushtojë mediat, ndërsa miliona njerëz shkojnë në votime. (voa)

Clinton apo Trump?

Shumë amerikanë ende kanë dilema edhe pak orë para zgjedhjeve për presidentin e SHBA-së ata nuk e kanë vendosur se kujt do t’ia japin votën.

clinton-trupm“Unë e shoh atë (Clinton) dhe vërej një pakujdesi ekstreme. Ndërsa kur shoh tjetrin (Trump) e shoh “Miss Piggy”. Ajo ka përvojë, e ai tjetri do ndryshime.” Kështu e përshkruan dilemën e saj Virginia Lopez Rey, e cila ende nuk ka vendosur nëse so të votojë për Hillary Clinton apo për Donald Trump. Lopez Rey mendon, se Clinton është e pakujdeshme në bazë të dyshimeve të FBI për problemet e saj me komunikimin përmes e-mailit në kohën kur ishte ministre e Jashtme. Ndërsa “Piggy” është shprehja përçmuese e përdorur nga kandidati republikan Donald Trump për një ish-mis bukurie që tashmë është shëndoshur.

Lopez Rey është avokate në Miami Beach në Florida. Emigrantja nga Kuba është kundërshtare e  vendosur e abortit. Në kushte të tjera ajo me siguri që do të votonte për kandidatin republikan.

As Clinton dhe as Trump

Gati 2000 kilometra më larg të njëjtën dielemë ka edhe Brooke Carpenter, në një lagje periferike në Philadelphia. Në zgjedhjet e fundit ajo ka votuar për kandidatin republikan. Ajo është evangjeilste dhe kundër abortit. Ajo angazhohet për uljen e tatimeve dhe mendon, se një qeveri e qendrës së majtë do t’i kufizonte liritë e saj fetare. “Aktualisht mund të mendoj se do të votoj për Gary Johnson. A thua duhet të votoj për një kandidat, i cili nuk ka aasnjë shans për fitore. “Por nuk mund ta votoj Hillary Clinton apo Donald Trumpin. Ndaj mendoj se do të votoj për Johnson. Por a është ky një votim i duhur? Nuk e besoj, sepse ai ndoshta nuk do të fitojë. Ndoshta nuk duhet të votoj fare, nuk e kam idenë.”

Roli i Swing States

Në mesin e rreth 10 të ashtuquajturave Swing-States, ku do të vendosen zgjedhjet, është edhe Florida ku nuk dihet fare se kush do të fitojë. Clinton ka më shumë shanse në Pennsylvania. Një rol vendimtar ka luajtur një video e emetuar muajin e kaluar, ku Trump flet me tone poshtëruese për femrat. Por në Pennsylvania nuk ka fituar ndonjë kandidat republikan në 30 vitet e fundit. Trump shpreson të fitojë mbështetjen e zgjedhësve të bardhë dhe të punëtorëve atje. Femrat e arsimuara kanë qenë një prej temave më të diskutuara në këtë fushatë. Në veçanti në të ashtuquajturat Swing States, si Florida apo Pennsylvania, ku votat e tyre mund të vendosin zgjedhjet.

Demokratët dhe republikanët e dëshpëruar

John Hudak nga Brookings Institute në Uashington thotë, se zgjedhës të pavendosur ka pasur gjithmonë. Bëhet fjalë për zgjedhësit liberalë, të cilët e kanë mbështetur Bernie Sanders dhe nuk duan asnjë kandidat tjetër. Në anën tjetër, ka dhe konservatorë me orientim social, të cilët nuk e duan kandidatin republikan Trump, por as Hillary Clintonin. Ndaj nuk dihet fare se cilin kandidat do të votojnë.

Përveç të pavendosurve, që vlerësohet se janë rreth 7%, ka dhe shumë qytetarë që duan të votjnë kandidatë të tjerë. Ndonëse kandidatët e partive të tjera nuk kanë shanse për fitore. Shumë votues, që nuk do të votojnë për Clinton apo Trump e dinë se vota e tyre do të humbasë kot, sepse kandidati i tyre nuk ka shanse të fitojë. Kjo ka ndikuar që zgjedhësit të rimendojnë edhe njëherë se për kë do të votojnë. Johnson në shtator ka pasur mbështetjen e mbi 9% të votuesve. Ndërsa tani vlerësohet se do të arrijë vetëm 5%.

Numri i të pavendosurve ka rënë, por ende mendohet se ata mund ta vendosin rezultatin e zgjedhjeve. Clinton dhe Trump janë kandidatë shumë të ndryshëm. Por edhe më tej mendohet se disa zgjedhës do të vendosin vetëm kur të futen në kabinat e votimit. (dw)

Drejtësi për Astritin

astrit-dehariGjatë një konference të jashtëzakonshme për media, Lëvizja VETËVENDOSJE! shprehu edhe një herë ngushëllime për familjarët, shoqërinë dhe gjithë aktivistët për vdekjen e Astrit Deharit. Kryetari Visar Ymeri dhe Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj, kërkuan zbardhjen e rastit duke mbajtur përgjegjëse institucionet që dolën me deklarata kontradiktore mënjeherë pas vdekjes.

“Astrit Dehari dje ka qenë duke u mbajtur për ditën e 68 në paraburgim. Pas 68 ditësh marrim lajmin e tmerrshëm të vdekjes së anëtarit të Këshillit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shokut tonë Astrit Dehari. Student i shkëlqyer i mjekësisë dhe anëtar i një familjeje të shkëlqyer patriote kalon 68 ditë në paraburgim, në vendin ku suspendohet dinjiteti. Këtë paraburgim Astritit dhe 5 aktivistëve tjerë ia kishte montuar policia bashkë me prokurorin, pa asnjë provë a fakt të qëndrueshëm. Një rast i kulluar i montimit politik”, tha në fillim të fjalës së tij, Visar Ymeri.

Ai tha se aktivisti Dehari, bashkë me aktivistët Egzon Halitin e Atdhe Arifin, u akuzuan pa fakte për terror, ndërkohë që terrori po bëhet nga shteti përmes institucioneve të kapura.

“Vdekja e aktivistit tonë Astrit Dehari, pavarësisht mos sqarimit të rrethanave, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit. Sepse Astriti ka vdekur për sa kohë që mbahej në burg. Dhe sepse Astriti me shokët tjerë, me të gjtihë ne, tash e 68 ditë terrorizohen me akuzat më të ulëta e të pacaktuara”, shtoi Kryetari Ymeri.

Më tej, ai tregoi se i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministres së Drejtësisë që të mundësohet një vizitë në burgun e Pejës dhe atë të Lipjanit për t’i vizituar dhe ngushëlluar Atdheun dhe Egzonin që vazhdojnë të mbahen aty, duke kërkuar edhe lirimin e menjëhershëm të 2 aktivistëve tanë.

Kryetari Ymeri tha poashtu që Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet kërkesën e familjes Dehari për autopsi të pavarur dhe të besueshme për të identifikuar drejt shkaktarët e vdekjes së Astritit, duke deklaruar se nuk do të heshtet deri në zbardhjen e rastit dhe vënien e drejtësisë në vend edhe për këtë rast, e veçanërisht për këtë rast.

Kurse, Dardan Molliqaj deklaroi se dita e djeshme për të gjithë VETËVENDOSJE!-n, ka qenë një prej ditëve më të vështira të jetës tonë. Duke shprehur ngushëllime, ai tha se shkaku i vdekjes së Astrit Deharit nuk është çështje fatkeqsie.

“ Ky rast është rezultat i një përsekutimi të pashoq që ky pushtet ose ky regjim po ia bën çdo studenti, punëtori, mësuesi, doktori e të tjerëve qytetarë, të cilët e kundërshtuan këtë regjim. Me rrahje, plagosje, gaz lotësjellës, arrestime, e së fundmi edhe montime të rënda, ky s’është gjë tjetër, vetëm se montim”, tha Molliqaj.

Duke demantuar ato që u thanë nga institucionet e ndryshme për vdekjen e Astrit Deharit, Molliqaj foli për jetën në burg, duke sqaruar se në burg vetëm mendjen e ke të lirë, dhe çdo veprim tjetër është nën kontrollin e institucioneve përkatëse.

“Pra, prej kohës kur zgjohesh, në cilin krevat flen, kur del në shetitje, kur ushqehesh, e aq më shumë kur ke vizitë te mjeku apo merr tableta apo medikamente për nevoja tëndryshme. Pra gjithçka është në dorën e institucionit, në këtë kuptim çka do që ndodh në burg është gjithmonë përgjegjësi e institucionit”, deklaroi Molliqaj.

Molliqaj shtoi se deklaratat e djeshme, të ngutshme e kontradiktore vetëm sa e kanë bërë më të rëndë, për të gjithë ne, po edhe për shoqërinë e Kosovës atë që ndodhi. Ai tha se sikurse me 29 shtator, që ishte policia ajo e para që mbante konferenca për shtyp për montimet e fabrikuara dhe provat komplet false për këtë rast, edhe dje për më pak se dy orë pasi kishte ndodhur rasti, Komandanti i Policisë së Prizrenit deklaron që ky vdiq nga barnat.

“Një gjë e tillë mund të vërtetohet vetëm nga autopsia, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe në këto momente që po flasim. Pse kjo nguti? Pse Shërbimi Korrektues i Kosovës deklaron se Astrit Dehari vdiq në spital, në të njejtën kohë e kemi deklarimin e prokurorit që e cilëson vdekje të dyshimtë. Pra, tri institucione – Policia, Shërbimi Korrektues dhe Prokuroria – me deklarata tëndryshme. Astriti nuk ka vdekur në spital, Astriti ka shkuar i vdekur nëspital, kjo është e vërtetë dhe zyrtare”, shtoi tutje Molliqaj.

Ai poashtu sqaroi se një javë më parë, Astriti me kërkesën e tij, i ka bërë gjitha analizat mjekësore në burg dhe sipas tyre ai nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ai nuk ka qenë duke marrë asnjë medikament, apo tabletë përgjatë gjithë kohës sa ka qëndruar në burg, gjë që është zyrtare dhe e konfirmuar. Si dhe sqaroi se medikamentet merren vetëm me udhëzues të mjekut dhe ato mund të përdoren vetëm në prezencën e mjekut dhe oficerëve korrektues.

Tutje, Molliqai bëri të ditur se Komisioni për Legjislacion tashmë ka filluar me një vizitë zyrtare në burgun e Prizrenit, e më pas në burgun e Pejës dhe në burgun e Lipjanit, duke treguar poashtu që kryetarit të VETËVENDOSJE!-s dhe avokatëve e familjarëve të Egzonit e Atdheut ende nuk i është dhënë përgjigje për vizitën tek ta. Si dhe solli në vëmendje se Ministrua Drejtësisë dhe institucionet tjera përkatëse i kanë shëtirur jashtë bugur vazhdimisht të burgosurit e afërt me pushtetin apo edhe zyrarë të pushtetit.

“Ajo qëndodhi kurrsesi nuk është tragjedi, Astriti ëshët një viktimë e pushtetit dhe regjimit, dhe ne aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, sonte duke filluar nga ora 17:00, në sheshin ‘Skënderbe’, përballë TeatritKombëtar, do të bëjmë homazhe në shënjë nderimi për Astrit Deharin dhe do tëshprehim indinjatën tonë të thellë dhe do të kërkojmë drejtësi për rastin dhe drejtësi për të gjitha rastet tjera në Kosovë”, përfundoi Molliqaj. (LVV)

Familja Dehari: Autopsia e djalit tonë të mos bëhet pa praninë e mjekëve të caktuar nga ne

astrit-dehari-1Familja Dehari, djali i së cilës, Astriti, sot ndërroi jetë derisa ishte i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka kërkuar që autopsia e djalit të tyre të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga vetë familja.

“Për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës, familja Dehari kërkon nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore që autopsia e trupit të djalit tonë Astrit Dehari të mos bëhet në asnjë mënyrë pa prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga familja”, thuhet në kërkesën që e ka bërë familja Dehari, e të cilën mediave ua ka përcjellë Lëvizja Vetëvendosje.

“Deklarimet institucionale që e cilësojnë si të dyshimtë vdekjen e djalit tonë, si dhe kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese për ne dhe insistojmë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve që do të caktohen nga familja”, thuhet në reagimin e familjes Dehari, raporton Koha.net.

ZBARDHJE E PLOTË E RASTIT DHE PËRGJEGJËSI INSTITUCIONALE PËR HUMBJEN E JETËS SË ASTRIT DEHARIT

astrit-dehariAstrit Dehari mbahej në burg prej 68 ditësh si i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor.

Në këto momente të rënda për familjarët dhe shokët e Astrit Deharit, dhe për të gjithë ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! po ndjek nga afër deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit të Kosovës lidhur me vdekjen e tij.

Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës. Astrit Dehari ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga njëra anë, Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit dhe ende nuk ka nxjerr raport mbi vdekjen e tij. Burime të tjera tregojnë se Astrit Dehari mund të ketë vdekur në burg si pasojë e mungesës së duhur të kujdesit ndaj shëndetit të tij. Kurse kryeprokurori i Prizrenit deklaron se vdekja është e dyshimtë. Të gjitha këto janë informata kontradiktore dhe të papërputhshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë disa herë thirrje dhe protesta për lirimin e aktivistit Astrit Dehari dhe 5 aktivistëve të tjerë që ende mbahen si të burgosur politikë. Protesta e fundit për lirimin e aktivistit Astrit Dehari është mbajtur dje pranë burgut të Prizrenit, por kërkesa jonë e drejtë ka rënë në vesh të shurdhër.

Përtej deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, ndërkohë që ende jemi duke bërë maksimumin për të marrë vesh të vërtetën e plotë mbi ngjarjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban pikësëpari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara. (LVV)

Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, nuk është më mes nesh

astrit-dehariShoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, ka humbur sot jetën tragjikisht në moshën 26 vjeçare. Të gjithë ne e kemi gati të pamundur ta besojmë vdekjen e tij që na ka tronditur e na ka pikëlluar thellë në shpirt. Në këto momente tejet të rënda, Lëvizja VETËVENDOSJE! gjendet pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë të Astritit, gjendemi sot pranë njëri-tjetrit ne që e kishim atë shok dhe vëlla, ne që do TA KUJTOJMË ATË PËRHERË ME DASHURI.

Astriti u shua tepër herët. Ai ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Me jetën dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare, ndaj popullit tonë, ndaj studimeve, ndaj shokëve dhe shoqeve, dhe ndaj familjes së tij, Astriti na ka dhënë të gjithëve forcë dhe frymëzim. Në shembullin e jetës dhe përkushtim të tij ne sot gjejmë forcën ta bëjmë të pamundurën ta ngushëllojmë sado pak familjen e tij dhe veten teksa ende e kemi vështirë ta besojmë se ai nuk do jetë më në mesin tonë.

Për të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për familjarët, shokët dhe shoqet e Astritit, ai po largohet nga kjo jetë si hero i popullit për të cilin ai nuk u kursye kurrë. Si hero do ta përcjellim në banesën e tij të fundit, si hero do ta kujtojmë përgjithmonë. (LVV)

Fushata presidenciale në ditët e fundit

clinton-trumpMe vetëm tre ditë para se amerikanët të zgjedhin presidentin e ardhshëm, autoritetet federale po paralajmërojnë zyrtarët në Nju Jork, Teksas dhe Virxhinia për kërcënime të paspecifikuara nga al-Kaida.

Autoritetet dërguan njoftime tek zyrtarët lokalë dhe shtetëror për t’i paralajmëruar rreth informacioneve të reja.

Në Nju Jork, policia tha se po shqyrton kërcënimit duke zgjeruar forcën policore në maratonën vjetore që zhvillohet sot dhe që tërheq mijëra vrapues dhe spektator.
Donald Trump dhe Hillary Clinton po e përqëndrojnë vëmendjen e tyre në një numër shtetet fushëbetejë ku shumica e anketave parashikojnë se do të vendosin fituesin. Të dy kandidatët bëjnë fushatë sot në Florida, ku anketat tregojnë se gara është tepër e ngushtë.

“Të ndershëm” dhe “të besueshëm” nuk janë fjalët që shumica e amerikanëve do të përdorte për të përshkruar dy kandidatët presidencialë — demokraten Hillary Clinton dhe republikanin Donald Trump.

Në një anketë të agjencisë Gallup këtë javë, vetëm 32 përqind e amerikanëve e përshkruajti në këtë mënyrë zonjën Clinton, ndërsa 36 përqind përdorën këtë përshkrim për zotin Trump. Këto shifra ndryshuan pak nga shtatori kur 34 përqind e amerikanëve e shihnin zonjën Clinton si të ndershme dhe të besueshme përkundrejt 33 përqind që e shihnin Trumpin si të tillë.

Anketa e Gallup nxjerr në pah megjithatë se 50 përqind e amerikanëve mendojnë se Clinton “do të shfaqte një gjykim të drejtë në rastin e një krize,” por vetëm 36 përqind e të anketuarve besojnë se Trump do të vepronte në të njëjtën mënyrë.

Shumë votues amerikanë nuk besojnë se gara presidenciale është aq e ngushtë sa duket tani. Politikania veterane dukej se do të fitonte ndaj miliarderit të stuhishëm por çështjet e debatueshme – imeilat e zonjës Clinton dhe komentet e Trumpit kundër grave, afrikano-amerikanëve, hispanikëve, personave me aftësi të kufizuara dhe republikanëve të partisë së tij, bënë që shumë votues të rishqyrtojnë votën e tyre.

Të dy kandidatët bëjnë fushatë sot në Florida, një shtet fushë-betejë. Një tubim i zotit Trump sot në Nju Xhersi me guvernatorin Chris Christie, u anulua pasi këshilltarë të lartë të guvernatorit u gjetën fajëtor dje për rolin e tyre në skandalin e mbylljes së urës George Washington.

Clinton do të marr pjesë në një koncert me Katy Perry në Filadelfia. Kandidatja demokrate do të kthehet përsëri aty të hënën për një miting Philadelphia së bashku me presidentin Barack Obama, zonjën e pare Michelle Obama dhe ish presidentin Bill Clinton.

Të premten, zonja Clinton ishte në skenë së bashku me yllin e muzikës hiphop Jay Z dhe bashkëshorten e tij Beyonce. Kandidatja i tha turmës entuziaste:“Kemi punë të papërfunduar, barrier për të thyer dhe me ndihmën tuaj do të thyejmë tavanin e xhamtë për të gjithë.”

Beyonce tha se donte që vajza e saj “të rritej duke pare një grua që udhëheq vendin dhe të di se mundësitë e saj nuk kanë kufi.”

Jay Z tha se Trumpi është përçarës dhe kjo është arsyeja përse “ai nuk mund të jetë president”. (voa)

Rusia do Trumpin si president

putin-trumpMoska nuk lë pikë dyshimi se si president të ardhshëm amerikan preferon republikanin Trump.

Vladimir Putini shpreson për dialog. Kështu thotë ai. Dialog në vend të diktatit. Presidenti rus u ankua më 12 tetor në një forum ekonomik në Moskë: “Është e vështirë të zhvillosh dialog me administratën ekzistuese amerikane. Dialog praktikisht nuk ka. Ajo formulon kërkesat e saj, dhe insiston se që ato të përmbushen. Ky nuk është dialog. Kjo është një diktat”. Udhëheqësi i Kremlinit ishte dukshëm i zemëruar.

“Faktori rus” në fushatën zgjedhore amerikane

Për vëmendjen që ka marrë ai dhe politikat e tij në fushatën zgjedhore të SHBA-së, Putini nuk pse të ankohet. Ai madje kritikon të dy kandidatët për “faktorin e panevojshëm negativ rus” dhe e quan këtë dritëshkurtër. Disa ditë më parë Putin tha në konferencën e njohur “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi: “A beson vërtetë seriozisht dikush se Rusia mund të ndikojë tek zgjedhjet e popullit amerikan? A është Amerika një republikë bananesh? Amerika është një fuqi e madhe.”

Dhe këtë fuqi të madhe Rusia nuk e do aspak. Deri në 80 për qind e të anketuarve nga qendra e pavarur Levada e shohin SHBA-në “tejet negativisht”. Edhe pse toni i propagandës antiamerikane në televizionin rus është bërë më i butë, politika amerikane si e tërë paraqitet si kërcënuese. Është interesante që edhe pse rusët e shohin si armike Amerikën si shtet, ata nuk i shohin si të tillë qytetarë e thjeshtë amerikanë. Mjaft i preferuar është në Rusi me sa duket një qytetar i SHBA-së: Donald Trump. Sipas një sondazhi 38 për qind e rusëve mendojnë se ai do të jetë një president më i mirë sa i takon Rusisë. Vetëm 9 për qind votuan për Hillary Clinton.

Trumpi gjithnjë e më i ftohtë ndaj Moskës

Por miliarderi ekscentrik nga teksasi nuk po shprehet tani me aq simpanti sa në fillim kundrejt Moskës. I pyetur në një veprimtari elektroale në Nevada se përse atij i pëlqen Putini, Trumpi tha, se ai as e pëlqen dhe as e urren presidentin rus. Duke shtuar në mënyrë enigmatike: “Ndoshta do të kemi marrëdhënie të mira. Ndoshta do të kemi marrëdhënie të tmerrshme. Por ndoshta do të kemi ndonjë gjë të ndërmjetme.

Trumpi madje së fundi e quajti operacionin ushtarak në Siri si shkelje të marrëveshjes, duke përdorur fjalë të qarta ndaj Putinit. Pra në rast se Putini nuk i dëgjon ato, Rusia do të bëjë sërish të njëjtin gabim, si shpesh në marrëdhëniet me SHBA-në, shkruan gazetari Sergej Strokan në gazetën e Moskës “Kommersant”. Ai kujton ndër të tjera lidhjen miqësore mes Putinit dhe Xhorxh Bushit dhe faktin që megjithëse Putini qe ftuar për vizitë në fermën private të Bushit në Teksas, amerikanët marshuan në Irak kundër vullnetit të Rusëve. (dw)

Në Itali priten shpesh tërmete të shkallës së mesme

asfaltTërmete të mëdha me fuqi mbi tetë ballë kanë pak gjasa të ndodhin në Apenine, thotë sizmologu Stefano Parolai.

Mund të thuhet se në Apeninet qendrore dhe veriore janë më të shpeshta tërmetet në krahasim me Apeninet jugore. Por forca e tërmeteve aty është disi më e ulët – thotë në bisedë me DW-në Stefano Parolai, sizmolog në Qendrën për Studime Gjeologjike në Pocdam (GFZ).

Historikisht, ka pasur edhe disa tërmete pak më të forta si ai në vitin 1703 [në afërsi të L ‘Aquilas] me një fuqi prej rreth 6.9 ballësh. Po natyrisht me të dhënat historike duhet të jemi të kujdesshëm, se atëhere nuk ka pasur sizmometra.

Stefano Parolai është nga Liguria veriore, ku shpesh ndodhin tërmete. Në gushtin e vitit 2016 ai ishte bashkë me kolegët e tij në Amatrice për të provuar modele për analizën e dëmeve. Sipas tij për rajonin është karakteristike se gjendet në një zonë tendosjeje dhe është pjesë e një sistemi kompleks pllakash nëntoksore që pësojnë fraktura dhe gjenerojnë tërmete. Ky lloj sistemi është i ndryshëm nga ai i zonave të subduksionit në Amerikën e Jugut apo Japoni, ku pllakat tektonike hyjnë tek njëra tjetra.

Tërmete të shkallës së mesme

Por edhe pse në Itali kemi të bëjmë me një zonë tendosjesh teknonike, është e vështirë të parashikohet nëse ajo mund të tronditet ose jo nga tërmete të fuqishme. Historia tregon se në këtë zonë ka pasur tërmete të forta, po nuk mund të thuhet nëse është arritur maksimumi, thotë sizmologu. Sipas tij në Itali priten shpesh tërmete të shkallës së mesme.

Shkaku se përse në këtë zonë dëmtohen prej tërmeteve kaq shumë shtëpi lidhet sipas sizmologut Stefano Parolai me faktin, se shumë ndërtesa nuk janë të ndërtuara me elemente sigurie ndaj tërmeteve. Po ashtu edhe me faktin se epiqendra e tërmeteve është spostuar pak drejt veriut.  dw