Epidemia e opioidëve në Filadelfia

barnaNë lagjen Kensington të Filadelfias, anëtarja e këshillit Maria Sanchez po përpiqet të shpëtojë komunitetin e saj nga opioidët dhe heroina.

“Kemi 1200 mjekë në këtë lagje që mbushin receta me opioidë dhe ky është problem. Është diçka që ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe tani heroina është aq e fuqishme sa që mund të sjellë një katastrofë.”

Kensington ka një histori të gjatë si epiqendër e heroinës. Tani kanë dalë të ashtuquajturat “klinika të dhimbjes” – ku praktikantë mashtrues japin opioide me shumicë që shiten në tregun e zi. Është një zonë ku njerëzit e varur nga droga shkojnë për t’i përdorur dhe për të blerë.

Patrick Trainor punon për Agjencinë e Luftëa kundër Drogave ((DEA)). Ai thotë se përdoruesit këtu mund të gjejnë heroinën më të lirë të mundshme në vend.

“Ka shumë trafikantë të pavarur drogash. Të gjithë konkurrojnë për të njëjtët klientë dhe kjo është arsyeja që e mban nivelin e pastërtisë së heroinës këtu kaq të lartë.”

Të varurit nga droga vijnë në Kensington nga distanca të largëta. Me pak para dhe me mbingarkesën e varësisë, disa qëndrojnë këtu. Sarah, që nuk e thotë mbiemrin e saj, është një prej tyre.

“Diçka më thërret të kthehem këtu. Mendja më thotë të kthehem këtu. Nuk dua dhe qaj vazhdimisht. Kam një ndjenjë faji që vjen për shkak të përdorimit të opioidëve. Ndjenja e fajit të bën ta përdorësh drogën përsëri për të harruar.”

“Filadelfia është vetëm një mikrokozmos i një problemi shumë më të madh.”

Gary Tuggle, që drejton divizionin e Agjencisë për Luftën kundër Drogave në Filadelfia, thotë se përveç trafikantëve të heroinës ata po arrestojnë mjekë të paskrupullt që japin receta me opioide.

“Këta janë praktikantë, mjekë, farmacistë që kanë synimin e vetëm – të bëjnë para. Këta janë ata që duam t’i ndjekim penalisht, dhe jo vetëm t’u heqim liçencën, por t’i fusim në burg.”

Thomas Farley është komisioner për shëndetësinë në Filadelfia.

“Këtë vit mund të kemi më shumë se 1200 vdekje. Problemi jo vetëm që nuk po ngadalësohet, por po përshpejtohet”, thotë Thomas Farley, komisioner për shëndetësinë në Filadelfia.

Varësit nga opioidet që jetojnë në rrugë si Anthony, po mundohen të gjejnë ndihmë.

“Shkon në programe për drogën dhe 70 përqind e njerëzve aty nuk kanë probleme të drogës. Ata janë aty pasi nuk kanë strehim, nuk kanë ku të jetojnë dhe duan një vend për të kaluar dimrin. Pra njerëzit që kanë nevojë për trajtim për drogën mbeten në rrugë. Kam dy muaj që shkoj përditë në një qendër këtu për të kërkuar ndihmë.”

“Nuk ka vend. Nuk ka shtretër bosh dhe çdo ditë marr të njëjtën përgjigje”, thotë përdoruesi Anthony.

“Për t’u përmirësuar, kam nevojë për trajtim intensiv. Por kjo nuk të ofrohet kur je në këtë pozitë. Merr vetëm trajtimin minimal. Vërtetë nuk i duan varësit nga droga”, thotë Sarah.

“Kur njerëzit fillojnë të përdorin drogën kërkojnë gjithmonë të jenë nën influencën e saj. Për disa kjo do të thotë 10, 12, 15 doza në ditë. Pra ata nuk janë gati të fillojnë trajtimin. Kur shkojnë janë gati për trajtim, ata kanë nevojë për mbështetjen e familjes”, thotë Maria Quinones-Sanchez.

Pa mundësi të tjera trajtimi në Kensington, varësit e drogave të kësaj lagjeje ecin në një rrugë të rrezikshme që do të çojë në më shumë mbidoza dhe më shumë vdekje. (voa)

Maratonë në Antarktidë

AntarktidaDiçka e jashtëzakonshme ndodhi javën e kaluar në cepin e largët të botës. 55 vrapues, njerëz mjaft të vendosur dhe gati të çmendur,morën pjesë në maratonën që u zhvillua në kontinentin e Antarktidës.

Ky nuk është një vrapim i thjeshtë në mot të ftohtë, por në mes të acarit.

“Mezi pres të marr pjesë në këtë sfidë me këtë mot shumë të mirë sot. Është shumë ftohtë, kështu që duhet të vrapojmë”, thotë Detleff Oetter, vrapues nga Gjermania.

Këta 55 persona janë duke marrë pjesë në një maratonë në Antarktidë. Megjithëse duket e pabesueshme, është hera e trembëdhjetë që zhvillohet kjo garë vjetore.

Shtegu i vrapimit u përcaktua mbi sipërfaqen e akullnajës ku ndodhet kampi i eksplorimit. Gara përbëhet nga dy rrotullime, secila rreth 21 kilometra e gjatë. Temperatura është -25 gradë celcius.

“Nuk jam mësuar me kaq shumë ftohtë. Jam sigurisht pak i frikësuar, por ruaj pozitivitetin dhe mendoj se do shkojë shumë mirë”, thotë Andreas Jonsson, nga Suedia.

Doktorët i vëzhguan vrapuesit nga afër gjatë gjithë garës, për shenja hipotermie apo dehidratimi.

Fitues doli vrapuesi nga Danimarka, Frank Johansen, që e mbaroi garën për 3 orë dhe 37 minuta.

“Sa keq që mbaroi. Pjesa e dhimbshme është kur arrin finishin… A ta bëj dhe një xhiro tjetër?”, thotë fituesi Frank Johansen.

Garën për femrat e fitoi vrapuesja amerikane Kelly McClay.

“Ishte fantastike. Ishte një vrapim i mrekullueshëm dhe gjithçka që mund të kisha imagjinuar”, thotë fituesja Kelly McClay.

Gjithsej, 53 vrapues e përfunduan garën. Një tjetër garë zhvillohet në mesin e dhjetorit. Janë hapur gjithashtu regjistrimet për maratonën e 2018-tës dhe pagesa për person është 20 mijë dollarë. (voa)

Përpjekjet kundër SIDË-s në Shqipëri

Në Shqipëri u zbuluan këtë vit 81 persona të prekur nga HIV / AIDS. Kjo sëmundje u mori jetën 15 personave.

Mjekët pohojnë që ndërsa vdekjet janë në rritje, numri i kontrolleve është në rënie dhe shumica e rasteve me HIV /AIDS zbulohen vonë.

sidaKëtë vit janë diagnostikuar 81 raste të reja të prekura nga HIV/AIDS, nga të cilët 57 meshkuj, 24 femra dhe 1 fëmijë.

Numri I të prekurve gjithsej ka shkuar në 1 mijë e 90 persona, dhe problematikë mbetet numri I lartë i vdekjeve.

Sivjet kanë humbur jetën 15 persona, 3 të zbuluar këtë vit dhe 12 të zbuluar me hIV vitet e kaluara.

Në Institutin e Shëndetit Publik pohojnë se Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të ulët të HIV / AIDS, dhe raporti mbetet I njëjtë 70 për qind e të prekurve janë meshkuj e 30 për qind femra, ndërsa mjekimet janë të sigururara në qendrën spitalore Nënë Tereza.

Ndërsa vazhdon mjekimi iI 509 rasteve me ilace plotësisht nga ana e sistemi shëndetësor, mjekët dhe veprimtarët janë të shqetësuar se pjesa dërrmuese e rasteve me HIV / AIDS zbulohet shumë vonë, madje këtë vit është ulur edhe numri I testimeve.

Problem kryesor mbetet zbulimi I vonë I rasteve dhe njerëzit me sjellje seksuale të pasigurita duhet të kontrollohen sa më parë.

Nëse e zbulojnë herët, pohojnë mjekët, personat me HIV AIDS mund të bëjnë një jetë të gjatë e plot gjallëri duke përdorur ilace standarte.

Sistemi shëndetësor ka bërë disa ndërhyrje pranë grupeve vulnerabël, si përdoruesit e drogave dhe personave lgbt për të ulur rrezikun e përhapjes së infeksionit HIV AIDS.

Fondi Global kundër HIV?AIDS dhe tuberkulozit ka ofruar për vitin e ardhshëm një tjetër mbështetje materiale për të luftuar dhe parandaluar këtë sëmundje kronike. dw

Shqipëri: Gjendje e jashtëzakonshme nga rreshjet e pandërprera

permbytjeRreshjet e dendura dhe të vazhdueshme të shiut e kanë sjellë Shqipërinë(1/12/2017) në një situatë rreziku të përmbytjeve masive.

Shirat filluan dRreshjet e dendura dhe të vazhdueshme të shiut e kanë sjellë Shqipërinë(1/12/2017) në një situatë rreziku të përmbytjeve masive. y ditë më parë duke arritur më shumë se 100 mm në 24 orë dhe sipas parashikimit të motit ato do të vazhdojnë deri më 5 dhjetor.  Opozita i kërkon qeverisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Zyra Operacionale në kryemnistri publikoi të premten (01.12)dhëna për situatën dhe dëmet e deritanishme. Kanë humbur jetën dy persona: një elektricist që po riparonte një shtyllë telefoni në Fier dhe një burrë, që po shoqëronte për në spital nënën e tij të sëmurë që humbi jetën kur autoambulanca për shkak të rreshjeve të fuqishme doli nga rruga. Janë 3 persona të plagosur që po marrin ndihmë mjekësore në spital. 222 banesa janë përmbytur në Fushë-Krujë dhe 2696 hektarë tokë janë të përmbytura në të gjithë vendin. Të gjitha shkollat janë mbyllur dhe mësimi është ndërprerë. Autostrada Tiranë – Durrës, disa akse dhe rrugë kryesore në Shqipërinë e Mesme dhe në Jug janë të bllokuara nga rreshjet dhe balta. Dy lumenj në Tiranë, Erzeni dhe Lumi i Tiranës kanë dalë nga shtretërit e tyre. Nga lumi Erzen janë përmbytur 20 banesa në Shijak. Ndrësa uji nga Lumi i Tiranës ka arritur në katin e parë të Spitalit të Traumës në Tiranë, i njohur ndryshe si Spitali Ushtarak. Një natë më parë, kur intesiteti i rreshjeve të shiut u rrit në më shumë se 10 mm në orë dhe ky intensitet vazhdoi pa ndërpreje për rreth një orë shikueshmeria në pistë u ul shumë. 4 fluturime – 2 në nisje dhe 2 në mbrritje – nuk mund  të përdornin pistën e aeroportit. Zbritjet e dy avionëve në mbrritje u bënë në aeroportin e Shkupit dhe  të Barit dhe pasagjerët u akomoduan nga kompanitë e fluturimit në hotele. Udhëtimi u krye në mëgjes (1.12)dhe zbritja në pistën e aerodromit “Nënë Tereza” u krye pa probleme. Edhe fluturimi në nisje i kompanise Turkish Airlines për Stamboll dhe kompanisë Ernest për Milano u kryen gjatë ditës. Fluturimi një ditë më parë i Austrian Airlines nga Vienna për Tiranë u anullua.

Lumi Vjosa arrin në 6 metra lartësi dhe del nga shtrati

Zonat më të rrezikuara janë ato pranë brigjeve të lumit Vjosa dhe derdhjes së tij në det. Burime zyrtare nga Komiteti i Koordinimit për Emegjencat Civile dhe Krizat bëjnë me dije për DW, se uji në lumin Vjosa ka kaluar gjashtë metra lartësi dhe ka dalë nga shtrati i tij pranë urës së Mifolit. Zonat pranë lumit Vjosa në bashkinë e Vlorës dhe të Fierit rrezikojnë të përmbyten. Komiteti për Emergjencat Civile dhe Krizat u ka bërë thirrje banorëve të evakohen sa më shpejt bashkë me bagëtinë dhe gjënë e gjallë.

Parashikohen fenomene të pazakonta Hidro-Meteorologjike

Zyra Operacionale në Kryemnistri paralajmëroi popullsinë e rrezikuar që të bashkëpunojë pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore për t’u evakuar sa më parë, pasi moti do të vazhdojë të mbetet i rrezikshëm. “Parashikohen fenomene të pazakonta hidro-metereologjike. Situata shumë kritike, duhet shmangur katastrofa”, theksohet në thirrjen e kësaj zyre. Janë vënë në përdorim të gjithë helikopterët e ushtrisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për ҫdo emergjencë. Ushtria po shpërndan ushqime në fshatrat dhe shtëpitë e izoluara, ku ende nuk është arritur të bëhet evakuimi i banorëve. Krahas forcave të ushtrisë edhe ato të policisë janë në qarqet më të rrezikuara, në Fier, Vlorë, Berat, Fushë Krujë, Shijak, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë. Hotelet dhe mjetet e transportit publik dhe privat në këto dy qarqe janë angazhuar në evakuimin e qytetarëve, që banojnë në zonat e rrezikuara nga dalja prej shtratit e lumit Vjosa. Metreologët parashikojnë që sasia e rreshjeve deri të premten në mbrëmje do të arrijë sasinë që zakonisht bie në 30 ditë. Udhëtimet me traget në dy vendet fqinjë- Itali dhe Greqi- janë anulluar. (dw)