Kush janë ‘spiunët’, ‘tradhtarët’ e ‘patriotët’

Në rrjetet sociale janë shtuar akuzat dhe fyerjet e ndryshme midis militantëve të partive politike shqiptare në Maqedoni.Kjo situatë është krijuar si pasojë e aferës së përgjimeve që janë shpallur nga ana e opozitës maqedonase. Situata ka kulmuar kur u publikuan bisedat e përgjuara të njeriut të dytë të BDI-së, Musa Xhaferrit dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi me shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov.

“Spiunë”, “tradhëtarë”, “patriotë” e deri në porosi linçuese janë pushtuar rrjetet sociale, sidomos “facebook”. Militantë të partive politike sidomos të BDI dhe PDSH, por edhe të partive tjera po vazhdojnë një “luftë” të ashpër duke mos zgjedhur fjalë në etiketimin e kundërshtarëve të tyre politik.

Akuzat janë edhe deri tek linçimi dhe fyerja banale e liderëve, duke kërkuar largimin e tyre nga skena politike dhe thirrje të tjera.

Kjo situatë siç mëson ditëve të fundit ka kulmuar edhe me incidente të izoluara të militantëve partiak, për shkak të fyerjeve të tyre se kush po bashkëpunon me shefin e shërbimit sekret dhe se kush është fajtori kryesor për gjendjen aktuale të shqiptarëve.

Por përveç kësaj nuk kursehen edhe fyerje ndaj liderëve maqedonase, një njërën anë kryeministrit Nikola Gruevski dhe në anën tjetër LSDM dhe liderit të saj Zoran Zaev. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>