Partia Likud e Netanyahut – fituese e zgjedhjeve në Izrael

Me 30 vende në parlamentin 120 vendesh, Benjamin Netanyahu synon mandatin e katërt si kryeministër i Izraelit.Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ai synon të formojë qeverinë në dy – tri javët e ardhshme, që mund t’i jap atij mandatin e katërt si kryeministër, pas fitores së partisë konservatore Likud në zgjedhjet parlamentare të Izraelit

Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, Likud ka siguruar 30 vende kundrejt 24 sa ka fituar sfiduesi kryesor i saj Unioni Sionist.

Në një njoftim të zyrës së Netanyahut thuhet se ai tashmë ka kontaktuar me partitë më të vogla me qëllim të krijimit të koalicionit me 61 vende sa I duhen për të qeverisur. Një nga partitë kryesore është Kulani, që ka fituar 10 vende në votimet e së martës.

“Qytetarët e Izraelit, presin që të bashkojmë shpejt udhëheqjen e re që do të punojë për ta në çështjet e sigurisë, ekonomisë e shoqërisë ashtu sikundër jemi përkushtuar që ta bëjmë dhe do ta bëjmë”, tha Netanyahu.

Udhëheqësi i Unionit Sionist, Isaac Herzog, pranoi humbjen ne zgjedhje dhe i telefonoi Netanyahut për ta uruar. Ai u tha gazetarëve se partia e tij do të vazhdojë të punojë për popullin e Izraelit si pjesë e opozitës.

Ndërkohë, zyrtari I lartë I autoritetit palestinez, Abdullah Abdullah u shpreh I dëshpëruar e rezultatet e zgjedhjeve.

“Për fat të keq, duket se Likud do të formojë qeverinë e re dhe kjo do të thotë vazhdimësi e politikës së vjetër. Netanyahu ishte shumë i qartë gjatë ditëve të fundit të fushatës se nuk do të lejojë kurrë shtetin e Palestinës, që nuk do të tërhiqet për asnjë centimetër nga territoret e pushtuara palestineze, që Jerusalemi do të mbetet i bashkuar si kryeqytet i Izraelit dhe kjo do të thotë që ai po mbyllë të gjitha mundësitë për bisedime paqësore”.

Kryeministri Netanyahu tha gatë kësaj jave se nuk do të mbështesë kurrë shtetin e Palestinës, duke ndryshuar qëndrimin që kishte mbajtur gjatë administrimit të tij. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>