Autoritetet serbë kryen të mërkurën arrestimet e para të personave të përfshirë drejtpërdrejtë në masakrën e Srebrenicës në Bosnjë në vitin 1995Në Serbi, autoritetet arrestuan të mërkurën shtatë persona nën dyshimet se ishin përfshirë në masakrën e Srebrenicës në Bosnjë në vitin 1995.
Kjo është hera e parë që ndodhin arrestime në Serbi në lidhje me mizoritë më të rënda që kanë ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Arrestimet janë kryer në disa pjesë të Serbisë dhe të gjithë ata akuzohen për ekzekutimin e mbi një mijë myslimanëve boshnjak në një depo afër Srebrenicës. Më shumë se tetë mijë mysliman janë vrarë në atë zonë pasi që ajo ra në duart e serbeve të Bosnjës në korrik të vitit 1995.
“Ky është rasti i parë që përfshinë njerëz të dyshuar për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në masakrën e Srebrenicës”, tha Bruno Vekaric, zëvendësprokuror për krime lufte. “Ka edhe të dyshuar të tjerë në Serbi dhe vendet fqinje dhe ne jemi duke i ndjekur”, i tha ai agjencisë së lajme Reuters.
Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se masakra e Srebrenicës e shpallur si “zonë e sigurt” e kryer vetëm pas ditë pas rënies së saj, paraqet gjenocid.
Shtatë të arrestuarit pritet të gjykohen në Serbi dhe jo në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë ku janë gjykuar udhëheqësit e lartë si ish presidenti i Serbisë Slobodan Miloseviç dhe udhëheqësi i Serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç.
Rreth 100 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftës në Bosnjë ndërmjet viteve 1992 – 1995.
Serbia arrestoi Karaxhiçin në vitin 2008 dhe ish komandantin e tij ushtarak Ratko Mladiç në vitin 2011. Të dy janë aktualisht në Gjykatën e Hagës për krime lufte ku po gjykohen për krime lufte përfshirë edhe përgjegjësinë për Srebrenicën (voa)