Qorrsokaku politik në Maqedoni

Zyra e Komisarit për të drejtat e njeriut në OKB në Gjenevë ka shprehur shqetësime për krizën në Maqedoni.Në një deklaratë për mediat theksohet shqetësimi i madh siç thuhet për shkak të qorrsokakut politik në Maqedoni dhe implikimeve që mund të sjellë kjo situatë ndaj të drejtave të njeriut.

“Ne sidomos jemi të shqetësuar për shkak të përmbajtjes së bisedave të përgjuara të publikuara kohë më parë, të cilët siç kuptohet inkriminojnë zyrtarë të lartë në një spektër të gjërë të shkeljes së të drejtave të njeriut, përfshirë mashtrime zgjedhore, frikësim dhe rrezikim të njerëzve, ndërhyrje në gjyqësor dhe media si dhe përgjime dhe ndjekje masive. Jemi të shqetësuar edhe për akuzën e ngritur për spiunim kundër liderit të partisë më të madhe opozitare”, deklaroi Sesil Pauli, zëdhënësja e zyrës së komisarit për të drejtat e njeriut në OKB.

Përmes këtij reagimi bëhet thirrje që autoritetet të fillojnë hetim të shpejt të pavarur, gjithëpërfshirës dhe të paanshëm për të gjitha akuzat, pavarësisht se nga ato vijnë dhe se rezultatet e këtyre hetimeve të publikohen para opinionit të gjërë. Ky institucion i OKB-së i bën thirrje partive politike që të fillojnë dialogun me qëllim të tejkalimit të krizës politike në vend. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>