Administrata amerikane shqetësime për situatën në Maqedoni

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka shprehur shqetësime lidhur me tensionet politike në Maqedoni.Një zëdhënës i DASH tha se Qeveria amerikane me shqetësim po ndjek zhvillimet politike në Maqedoni, pas shpërthimit të aferës së përgjimeve dhe rastin e ashtuquajtur “Puç”, informon Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

Uashingtoni zyrtar vlerëson se këto zhvillime kanë ngritur çështje serioze për qytetarët e këtij vendi, por edhe për miqtë ndërkombëtarë.

DASH i bën thirrje autoriteteve maqedonase që të respektojnë standardeve më të larta të shtetit të së drejtës, transparencë, mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe pavarësi të gjyqësorit, por edhe sigurimin e integritetit të proceseve demokratike në Maqedoni.

Lidhur me raportet e disa Mediave se mund të anulohen vizat amerikane dhe sanskione të tjera për shumë zyrtarë dhe protagonistë politik në Maqedoni, një zyrtar amerikan nuk përjashtoi një gjë të tillë dhe se informacione për këtë çështje mund të sigurohen edhe në faqen zyrtare të DASH:
(http://travel.state.gov/content/visas/english/general/ineligibilities.html#visa и http://travel.state.gov/content/visas/english/fees/presidential-proclamations.html).

(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>