Parlamenti Evropian përmes një Rezolute për Maqedoninë, kërkon angazhimin e përfaqësueses së lartë të KE-së, Federika Mogerini.Parlamenti Evropian kërkon ndërhyrjen e Komisionit Evropian në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Por njëkohësisht PE kërkon edhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Kjo nënvizohet në Rezolutën e miratuar nga evrodeputetët. Rezoluta u propozua nga raportuesi Ivo Vajgl. Amendamentet e propozuara nga evrodeputetët grek dhe bullgar nuk kanë kaluar.
Në amendamentin e pestë kompromis, që u miratua, bëhet thirrje për angazhim më aktiv të BE-së rreth çështjes së emrit dhe mbështet qasje më aktive nga liderët politikë të BE-së. I bëhet thirrje përfaqësueses së re të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, të zhvillojë iniciativa të reja për tejkalimin e qorrsokakut të tanishëm dhe në bashkëpunim me përfaqësuesin e lartë të posaçëm të Kombeve të Bashkuara të punojnë për një zgjidhje të përbashkët të pranueshme.
PE-ja, gjithashtu, i bën thirrje Këshillit Evropian të zbatojë diskutim themelor për perspektivën e Maqedonisë për anëtarësim në BE në gjysmën e parë të vitit 2015 dhe insistohet në atë se të gjitha vendet-kandidate dhe kandidatët potencial duhet të trajtohen në proces të integrimit sipas vlerave individuale dhe besohet se vazhdimi i Dialogut inkuadrues në nivel të lartë me Komisionin do të sjellë cilësi shtesë në procesin reformues.
PE-ja e merr parasysh pakon e propozuar të ndryshimeve të Kushtetutës, dhe jepet mendim se disa nga propozimet munden plotësisht të përmirësohen në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe të merret parasysh ligjdhënia e BE-së. Gjithashtu, theksohet se procesi i ndryshimit kushtetues afatgjatë kërkon përkrahje politike më të gjërë, dialog konstruktiv dhe bashkëpunim mes të gjitha forcave politike dhe theksohet nevoja për debat publik gjithpërfshirës dhe konsultime të kujdesshme dhe ndërtim të koncensusit me opozitën, shoqërinë qytetare dhe palët e prekura relevante.
Lidhur me krizën politike PE është i brengosur për klimën e polarizuar vendore dhe kërkon nga Qeveria ta respektojnë rolin e parlamentit me sigurimin e vëllimit dhe kohës së mjaftueshme për konsultime, duke i përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa në interes të mundësohet kontroll i tërësishëm i pavarur parlamentar. Gjithashtu i bëhet thirrje Qeverisë dhe të gjitha partive politike të punojnë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve, me qëllim që të mbahet stabiliteti politik, të sigurohet bashkëpunim i qëndrueshëm konstruktiv politik dhe të përshpejtohet agjenda evropiane.
“PE-ja përkujton se kompromiset janë me kuptim fundamental për funksionimin e demokracisë dhe thekson se bojkoti postzgjedhor është problem i cili duhet të zgjidhet në frymën e përgjegjësisë së ndarë mes Qeverisë dhe opozitës, me qëllim të funksionimit të drejtë të Kuvendit dhe i bëhet thirrje Mogerinit të ndërmjetësojë në marrëveshjen mes partive politike”, thuhet në Rezolutë.
Për shkak të situatës së re në rastin “Puç”, Europarlamenti vendosi paragraf të ri në Rezolutën për Maqedoninë në të cilën thuhet se seriozisht është i brengosur për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në pikëpamje të paralajmërimit të mëparshëm të akuzave kundër liderit të opozitës nga ana e kryeministrit, dhe gjithashtu, akuzat kundërshtuese për vepra të këqia penale. PE-ja dënon çfarëdo lloj kontrolli joligjor dhe bën thirrje të gjitha provat të publikohen dhe lirshëm të vërehet, të zbatohet hetim i pavarur për të gjitha akuzat për vëzhgim joligjor, me respektim të tërësishëm të parimeve të transparencës, paanshmërisë dhe prezumpcionit të pafajësisë.
Gjithashtu, në Rezolutë notohet vlerësimi i OSBE/ODIHR-së se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjehdjet presidenciale janë realizuar në mënyrë efikase, kërkon zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe e përshëndet miratimin e kornizës së re ligjore për nëpunësit shtetëror dhe të punësuarit në sektorin publik,.
Theksohet edhe shqetësimi për rrezikimin e lirisë së 35ve, vetëcensurës së gjërë të përdorur dhe se servisi publik njofton në dobi të partive qeveritare. Gjithashtu, dënohet çfarëdo lloj dhune ndaj LGBT-grupacionet, kërkohet luftë kundër diskriminimit të romëve, ndërsa theksohet edhe shqetësimi për varfërinë e fëmijëve dhe mungesë e luftës së institucioneve kundër kësaj dukurie. Ndërsa, si amandamenti i fundit, kompromis 16, PE e thekson rëndësinë e harmonizimit progresiv të pozicioneve të Maqedonisë me politikën e jashtme të BE-së.
Rezolutën e re të Parlamentit Evropian, të cilën sot e votoi Komiteti për punë të jashtme, duhet ta konfirmojë e gjithë përbërja (751 deputetë) të Europarlamentit, në seancë plenare në Strasburg muajin e ardhshëm. Rezolutat për vendet-kandidate që i miraton PE-ja, ndërsa të cilat miratohen lidhur me progres-raportet e Komisionit Evropian, nuk kanë kurrfarë baze juridike dhe shërbejnë vetëm si mesazh politik deri te Brukseli dhe vetë shtetet të cilave u deidkohen. (INA)