Natën e mbrëmshme ne SOS linjën ekologjike të inspektoratit komunal të Tetovës (0800 55 043), si dhe në ueb modulin Tetova Eko Raport, ka pasur mbi 100 denoncime nga ana e qytetarëve për një erë të paidentifikuar gazi e cila kishte kapluar qytetin e Tetovës dhe rrethinën.Pas alarmimit të situatës, inspektorët komunal të ambientit jetësor kanë dalë në terren, gjegjësisht në vendbanimin Reçicë e e Vogël dhe fshatin Reçicë e Madhe, me çrast është konstatuar se gazi dhe ndotësi potencial i ajrit nuk vjente nga kjo zonë, por i njëjti kishte burimin nga një uzinë përpunuese të vajrave mekanik në fshatin Pallçisht, e cila ende nuk ishte pajisur me leje pune nga ana e Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor.
Sipas të dhënave që morrëm nga inspektorati shtetëror i ekologjisë, pas inspektimit të kryer, fabrika në fjalë mbrëmë ka kryer prova të 2 reaktorëve prodhues dhe si pasojë e këtij veprimi është karakteristike era të cilën e kanë ndier qytetarët e Tetovës, por e cila nuk ka pasoja të dëmshme për shëndetin e tyre.
Të vetëdijshëm për situatën e ndotjes me të cilën po përballemi, komuna e Tetovës është maksimalisht e përkushtuar në luftën kundër ndotjes së ajrit ambiental , andaj apelojmë dhe inkurajojmë qytetarët, që në çdo kohë të raportojnë për situata të tilla, përfshirë këtu edhe rastet kur kemi të bëjmë me ndotës potencial që veprojnë jashta kufijve komunal të komunës së Tetovës, siç edhe ishte rasti i mbrëmshëm në f.Pallçisht, dhe e gjithë kjo me të vetmin qëllim për senzibilizim të situatës dhe inkurajim të reagimit sa më të shpejtë dhe ekspeditiv të institucioneve përgjegjëse. (lajm)