Breedlove: Të gjitha kombet evropiane kërcënohen nga terrorizmi

Komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove tha në Prishtinë se të gjitha kombet evropiane duhet të punojnë së bashku për të përballur kërcënimet nga terrorizmiKomandanti lartë i NATO-s, gjenerali amerikan Philip Breedlove, tha sot pasdite në Prishtinë se të gjitha vendet në Evropë janë të kërcënuara nga terrorizmi dhe po përballen me atë që ai e quajti “valën e luftëtarëve të huaj”.

“Ky problem do të bëhet më i madh në të ardhmen para se të bëhet më i vogël”, tha ai, duke bërë thirrje për një angazhim të përbashkët në përballje me këtë problem.

Gjenerali amerikan, në një takim me gazetarët në Prishtinë, përmendi edhe migrimin e qytetarëve të Kosovës, duke thënë se ky fenomen është një “tregues se njerëzit nuk po gjejnë mundësitë që u duhen në këtë vend”.

ndërsa mohoi të ketë ndonjë lidhje ndërmjet kësaj dukurie dhe gjendjes së sigurisë të cilën ai e cilësoi të mirë në gjithë Kosovën përfshirë edhe veriun e saj.

Ai tha se çështja e urës kryesore mbi lumin Iber, që shënon edhe vijën ndarëse të qytetit të Mitrovicës në veriun e banuar me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare, është më shumë çështje simbolike. Ai tha se ndryshimi i gjendjes në urën me forcë, nuk do të ishte e dobishme. Ura vazhdon të jetë e mbyllur për lëvizjen e makinave, meqë strukturat e veriut të Mitrovicës, ngritën një lulishte mbi urë.

Zoti Breedlove vlerësoi edhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ngritja e së cilës është mbikëqyrur nga NATO-ja. Autoritetet në Prishtinë synojnë shndërrimin e saj në Forcat e Armatosura të Kosovës, një veprim që nuk shihet me sy të mirë nga Beogradi i cili vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës. Zyrtarët e NATO-s kanë përsëritu në disa raste se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, është vendim i brendshëm i saj.

Ai u shpreh i pakënaqur më zhvillimet në Ukrainë pas armëpushimit.

“Ajo çfarë po shohim në lindje të Ukrainës është se Rusia ka krijuar një armatë të frikshme. Ajo është e armatosur dhe e pajisur mirë. Ajo është e mbikëqyrur mirë dhe e forcuar me artileri dhe mbrojtje kundërajrore. Pra është një forcë e frikshme”, tha ai, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë asnjë mundësi që të vënë të dyja palët në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje paqësore. Ai tha zgjidhja e konfliktit është politike e diplomatike dhe jo ushtarake.(voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>