Nga ora 10:00 deri në 16:00 mbyllët rruga nacionale N2 Hani i Elezit – Prishtinë do të jetë e bllokuar në Grykën e Kaçanikut.
Këtë do ta bëjë Ministria e Infrastrukturës, që siç thotë, me qëllim të largimit të erodimeve,pasi që njëra korsi e saj është jashtë funksionit.
Për t’u kryer kjo punë nga kompania e mirëmbajtjes në Rajonin e Ferizajt,përveç Policisë së Kosovës e cila duhet t’i mbështetë në menaxhimin e trafikut duke e orientuar atë në drejtim të rrugës rajonale Glloboçicë-Doganaj, rruga nacionale Hani i Elezit-Prishtinë në Grykën e Kaçanikut do të jetë e mbyllur për 6(gjashtë) orë dhe se trafiku do të zhvillohet rrugës alternative për Glloboçicë. (rtk)