Ministrat e jashtëm të BE-së sot vendime për krizën në Maqedoni

euSipas një dokumenti të miratuar janë sjellë disa konkluzione që kanë të bëjnë me krizën politike në Maqedoni.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, sot në kuadër të Këshillit për punë të përgjithshme (GAK) të BE-së, për herë të parë do të sjellin konkluzion edhe në lidhje me situatën politike në Maqedoni.

Sipas një dokumenti të miratuar në mbledhjen e fundit të ambasadorëve të vendeve të BE-së janë sjellë disa konkluzione që kanë të bëjnë me krizën politike.

Në këtë dokument janë nënvizuar katër pika kryesore siç është shqetësimi dhe brengosja për krizën e përkeqësuar politike dhe ngecjet në planin e reformave,  veçanërisht në sferën drejtësisë, lirinë e medias, vlerat themelore demokratike, etj.

Në paragrafin e dytë për Maqedoninë, theksohet se Këshilli do t`i bëjë thirrje të gjitha palëve të ndërmarrin masa urgjente për rifillimin e dialogut, rikthimin e besimit tek institucionet dhe hetimet lidhur me aferën e përgjimeve dhe rastin Puç, që ka të bëjë me ngritjen e akuzës për spiunim ndaj liderit të opozitës Zoran Zaev.

Po ashtu do të përshëndetet dhe inkurajohet treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgl, Richard Howitt dhe Eduard Kukan për ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut midis dy partive më të mëdha politike VMRO-DPMNE dhe LSDM, duke u bërë thirrje të dy palëve “të tregojnë përmbajtje dhe të fokusohen në gjetjen e zgjidhjes së krizës së tanishme politike”. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>