NË KUFIRIN KOSOVË-MAQEDONI, SITUATË E QETË

autoblindatZyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kontrolli në kalimin kufitar me Maqedoninë është shtuar, derisa konfirmojnë se lëvizja e qytetarëve është dukshëm më e vogël.

Gjendja e sigurisë në zonën kufitare të Kosovës me Maqedoninë gjatë ditës së sotme ishte e qetë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kontrolli në kalimin kufitar me Maqedoninë është shtuar, derisa konfirmojnë se lëvizja e qytetarëve është dukshëm më e vogël.

Gjatë ditës banorë të komunës së Kumanovës të zhvendosur në Kosovë pas situatës së krijuar në Maqedoni, kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata ishin vendosur tek familjarët e tyre.

Kthimin e tyre në Kumanovë e konfirmon edhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Ndërsa zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, deklaron se janë marrë të gjitha masat që kalimi kufitar të bëhet si zakonisht, derisa shton se tashmë kanë filluar që të kthehen disa nga banorët e Kumanovës të cilët lëshuan vendin e tyre dy ditë më parë. (rtk)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>