Familjarët e disa nga të arrestuarve gjatë konfliktit të armatosur në Kumanovë kanë vizituar sot ata në burgun e Shutkës në Shkup.
Kjo ka qenë vizita e parë e familjarëve që nga arrestimi i tyre të shtunën e 9 majit. Një pjesë e familjeve i kanë sjellë ushqime dhe gjësende të nevojshme të afërmeve të tyre. Ambasada e Kosovës në Shkup po ndjekë situatën e të burgosurve dhe se janë shprehur shqetësime për keqtrajtimin e tyre.
Familjarët kanë realizuar vizitën pasi që kanë plotësuar disa kushte të nevojshme, deri tek sigurimi i një deklarate të noterizuar dhe dokumente tjera personale dhe familjare. Ata kanë qëndruar vetëm pak minuta dhe se mësohet se të burgosurit që janë në gjendje të rëndë shëndetësore nga brutaliteti nuk janë lënë për të realizuar vizitën dhe se nuk janë dhënë arsyetime.
Avokatja Ajtene Ademi-Iseini që po mbron grupin e të arrestuarve të Kumanovës ka kërkuar që të burgosurëve t’u lejohet trajtimi mjekësor në spitale.
Ai deklaroi se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore që janë klientët e saj Bek Bajra dhe Valdet Zekaj, por edhe të burgosurit e tjerë do të kërkojë transferimin e tyre sot në spital.
“Është përdorur dhunë e tepërt gjatë arrestit të tyre nga Kumanova deri në gjykatën e Shkupit. Kanë të thyer dhëmbë dhe hematoma, ndërsa në njërin ka pasur ndërhyrje kirurgjikale për shkak të gjendjes së rëndë. Këtu janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut, asnjë konventë nuk e lejon atë keqtrajtim. Apelojmë te organizatat ndërkombëtare që të ndërhyjnë me ekipe mjekësore për shkak se gjendja e tyre nuk është e mirë”, ka thënë ajo.
Një pjesë e familjarëve siç mësohet vizitat mund t`i realizojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Në burgun e Shutkës tashmë gjenden në paraburgim 28 veta, shumica prej tyre nga Kosova:
1.Kenan Iseni, Kumanovë
2.Fadil Fejzullahu, Kumanovë
3.Demë Shehu, KOsovë (Juniku)
4.Sami Ukshini, Kosovë (Sokoli)
5.Irfan Lutfiu, Kumanovë
6.Arsim Bajrami, Kumanovë (polic nga Vaksinca)
7.Fadil Elshani , Kosovë
8.Esat Kafexholi, Kosovë
9.Ardijan Bujari, Kosovë
10.Andi Krasniqi, Kosovë (Muhamed Krasniqi- Malisheva)
11.Shefket Avaqi, Kosovë
12.Lirim Demiri, Kumanovë
13.Ajrush Avdia, Kosovë
14.Betim Kartashi, Kosovë
15.Genci Sefa, Shqipëri
16.Lendrit Rustemi, Kosovë
17.Enver Klain, Gjermani (me shtetësi gjermane)
18.Rufki Dogani, Kosovë
19.Nasuf Bekiri, Haraçinë
20.Valdet Zekaj, Kosovë
21.Bajram Elshani, Kosovë
22.Nexhmetin Lika, Tetovë
23.Lirim Krasniqi, Kosovë
24.Sevdail Miftari, Kumanovë
25.Fatmir Reçica, Kosovë
26.Beg Bajra, Kosovë (Beg Riza, komandant Begu)
27.Fejzulla Rushitovski, fshati Brezë
28.Besnik Ajdini, Kumanovë
(INA)