Dy studentët shqiptarë Grigor Basha dhe Mikel Çuni kanë përfaqësuar Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar GIST TECH-i Competition 2015, i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Këta dy të rinj nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës u paraqitën me krijimin e tyre të quajtur Smart Charge, një projekt në fushën e teknologjisë mbi energjinë e rinovueshme.
Maketi i tyre u rendit në këtë konkurs midis 15 projekteve më të mira nga 792 projekte të ardhura prej 74 shtete te botës. Me votimin e ekspertëve ata janë në fazën gjysmë-finale.
Krijimi i tyre si ide dhe si protip lindi gjatë një detyre universitare dhe më pas ajo u zhvillua për tu paraqitur në konkursin ndëkombëtar. Deri tani ata janë të parët me vota në kategorinë e tyre.
Për të përfaqësuar Shqipërinë në finalen e madhe na duhet një mbështetje e gjerë, sepse, sipas rregullave në finale shkojnë projektet me më shumë vota online në adresën e përcaktuar:
https://review.wizehive.com/voting/view/aaaspublicvote2014/29968/2875401/0
Votimi online për këta dy djem të talentuar zgjat një muaj dhe çdo ditë mund të votohet nga një adresë aktive emaili.
Dy të rinjtë shqiptarë projektues të një protipi interesant mbi karikimin e celularëve me rreze diellore shpresojnë që të marrin pjesë në finalen e madhe të konkursit botëror GIST TECH-i Competition dhe që vitin tjetër ai të mund të zhvillohet në Shqipëri.