“Nuk shoh më asnjë arsye të qëndrueshme për çfarëdo vonese të mëtutjeshme lidhur me formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë”, deklaroi përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar.
Ai tha se amendamentet kushtetuese tashmë janë në Kuvend dje lugji është i përgatitur.
“Nuk i lakmoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, as ata që përfaqësojnë partitë shqiptare, as dhe ata që përfaqësojnë komunitetet. Në njërën anë, ata janë të brengosur se si do të reflektohet votimi i tyre mbi të kaluarën e Kosovës, ndërsa në anën tjetër, ata janë duke shikuar ardhmërinë”, deklaroi Zbogar për numrin e sotëm të “Novosti” të Beogradit.
Në vërejtjen e gazetës serbe se ka thënë se çdo vonesë është në dëm të Kosovës dhe se Evropa ka mënyra për ta ndëshkuar Prishtinën, Zbogar ka thënë se s’bëhet fjalë për ndëshkim, porse “nga qendrat kryesore çdo ditë na pyesin pse po vonohet Gjykata Speciale”.
“Ne ua shpjegojmë se sa është ky proces i rëndë. Por, bëhet fjalë për obligim ndërkombëtar”, ka thënë përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë.
“Të gjitha krimet duhet ë hetohen dhe kryerësit të ndiqen. J vetëm krimet që përmenden në raportin e Këshillit të Evropës, por edhe ato të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë. Krimet e luftës kurrë nuk vjetrohen”, ka thënë Zbogar duke shtuar se pikërisht për t’i mbrojtur dëshmitarët, gjykata do të punojë jashtë Kosovës. (rtk)