Operatori i katërt i telefonisë celulare “Albafone” nuk do të ekzistojë më.
Kjo kompani ka informuar klientët e saj përmes porosive se nuk do të funksionojë më dhe se ata duhet të transferohen tek operatorët e tjerë. Kompania “Albafone” ofroi shërbime të telefonisë celulare më shumë se një vit më parë me prefiksin 073.
Ajo kishte 16 mijë shfrytëzues dhe se po shfrytëzonte shërbimet përmes kompanisë “One”. Ky operator i katërt i telefonisë celulare theksohet se ka edhe borxhe të mëdha përfshirë edhe ato ndaj mediave lidhur me fushatat mediale. (INA)