300 milionë dollarë për pikturën “Nafea Faa Ipoipo”

Një pikturë e Paul Gauguin i dy vajzave tahitiane është shitur me një çmim rekord.
Sipas njoftimeve të 35s, piktura në vaj me titullin “Nafea Faa Ipoipo”, “Kur do të martohesh?” e artistit francez u shit për 300 milionë dollarë duke e tejkaluar shifrën prej 250 milionë dollarësh që Katari pagoi para tre vjetësh për një pikture të Paul Cezanne. Sipas njoftimeve edhe piktura e Gauguin, e shitur nga një trust i një familjeje zviceriane, është blerë po nga Katari. Trusti ka në pronësi rreth 20 vepra arti impresionist dhe post impresionist. “Nafea” i ishte dhënë hua muzeut Kunst të Bazelit për 50 vjet. Kjo pikturë pritet të shfaqet në disa ekspozita, mes së cilave edhe në muzeun Phillips Collection në tetor. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>