Komisioni Evropian, publikoi propozimet e fundit të bëra nga kreditorët para se Greqia të ndërpriste bisedimet me ta.
Propozimet për masat fiskale përfshinin uljen e shpenzimeve tavan për ushtrinë, reformimin e tatimit mbi të ardhurat dhe rritjen e taksës mbi korporatat nga 26 në 28 për qind.
Përsa i përket reformës së pensioneve, propozimet parashikonin masa të forta për të shkurajuar daljet në pension para kohe.
Një kapitull tjetër kishte të bënte me privatizimin e aeroporteve rajonale dhe disa porteve, duke përfshirë ato të Pireut dhe Selanikut. (voa)