Diplomatët thanë se është arritur marrëveshje historike për programin bërthamore të Iranit.
Diplomatët iranian dhe ata perëndimorë thanë të martën se negociatorët arritën një marrëveshje historike që kufizon programin bërthamor të Iranit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve.
Ekipet nga Irani dhe i ashtuquajturi grupi P5+1 që përfshinë Britaninë e Madhe, Kinën, Francën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, pritet të të zhvillojnë një takim të fundit para se t’i drejtohen medias.
Hollësitë e qarta të marrëveshjes ende nuk janë bërë publike në pritje të shpalljes zyrtare të saj.
Të dyja palët janë punuar për një kuadër që synon të sigurojë se programi bërthamor i Iranit do të jetë paqësor dhe nuk do të përdoret për zhvillimin e armëve bërthamore. Irani ka ngulur këmbë për një kohë të gjatë se programi i tij ka qëllime civile dhe kërkesa kryesore e tij ishte që të hiqen sanksionet ekonomike të vendosura nga Kombet e Bashkuara dhe shtetet e ndryshme veç e veç.
Negociuesit në Vjenë tejkaluan disa afate derisa po punonin në çështje të rëndësishme siç janë qasja e inspektorëve në Iran dhe për ritmin e heqjes së sanksioneve.
Marrëveshja e së martës paraqet një kompromis historik pas një bllokadë 12 vjeçare që kërcënonte të nxiste një konflikt në Lindjen e Mesme. Ajo do të hyje në fuqi vetëm pasi të jenë hequr disa nga pengesat në Washington dhe në Teheran. Konservativët në të dyja palët kanë kundërshtuar kompromiset e nevojshme për arritjen e marrëveshjes.
Pengesa kryesore do të jetë Kongresi amerikan ku republikanët kanë shumicën dhe pritet të votojnë kundër marrëveshjes pas periudhës 60 ditëshe të shqyrtimit. Presidenti Barack Obama pritet t’i vërë veto çdo votimi negativ. (voa)