Përgjaket sërish Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, brenda dy ditësh. Pas vrasje së ndodhur ditën e enjte, vritet sot me pesë plumba zyrtari i BDI-së në Strugë, Artan Musliu (Argëtim Asani).
Ngjarja tragjike mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:20. Incidenti u bë me dije filimisht nga mediat, ndërsa më pas u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonise.
Artan Musliu (Argëtim Asani) konsiderohej njeri i afërt me zv/kryeministrin Musa Xhaferi., ndërsa ka qenë i njohur edhe si biznesmen në Strugë.
Vetëm dy ditë më parë, në një përleshje të armatosur midis anëtarëve të BDI-së në Kumanovë pas një konflikti që nisi për kreun e degës së kësaj partie, i mori jetën Xhemali Rexhepit. Rexhepi është i njohur si komandant “Shqiponja”, ndërkohë që dy persona të tjerë u plagosën rëndë.
Kapet autori
Agjencia e lajmeve “Zhurnal” mëson jo zyrtarisht se është kapur vrasësi i dyshuar i Argëtim Asanit.
Arsyeja e vrasjes së Argëtim Asanit ka të bëjë me borxhe dhe hakmarrje.
Personi me iniciale A.K. nga Struga, funksionar nga radhët e Demokracisë së Re, është vëllai i shoferit të kryetarit aktual të Strugës, Zijadin Sela dhe kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH, i cili para disa kohësh u humb dhe u gjend i vdekur. Babai i vrasësit është paraqitur vetë në polici ku e ka denoncuar djalin e tij për vrasjen e Artan Musliut (Argëtim Asanit).
Atentati nga një makinë
Artan Musliu u plagos rëndë në rrugën “Marksi dhe Engelsi”, pranë hotelit “Drim” në Strugë. Policia ka informuar se drejt tij është gjuajtur nga një automjet i tipit “Golf” me ngjyrë të zezë, ku ndodheshin 3 persona. Atentati u realizua me një snajper me silenciator, ndërkohë që autorët u larguan menjëherë nga ngjarja.
Sipas informacioneve, vrasja ndodhi 5 m larg Komisariatit të Policisë. I ndjeri Argan Musliu, i cili njihej edhe me emrin Argëtim Asani, ishte zv/drejtor i DAP dhe funskionar i BDI-së.
Atentati për biznes
Sipas mediave vendase, mësohet se ai është qëlluar me 10 plumba. Atentatorët mësohet se kanë pasur me vete edhe armë silenciatorë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Mësohet se kjo ngjarje nuk ka të bëjë me çështje politike, por me çështje biznesi, gjë të cilën e konfirmon edhe policia maqedonase. (j.c.)