Komunat serbe të Kosovës u kërkojnë qeverive Asociacionin

komunat serbe10 komunat me shumicë serbe në Kosovë, kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, që në takimin e ardhshëm në Bruksel, të arrijnë marrëveshje për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Komunat serbe përmes një kumtese, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e të dyja qeverive, që të mbajnë takime konsultative para dialogut të paraparë të zhvillohet me 25 gusht.

Po ashtu, kërkesave të tyre për Asociacionin ia kanë bashkangjitur edhe kërkesën që institucionet përgjegjëse të përdorin të gjitha kapacitetet e tyre, që i akuzuari për krime ndaj shqiptarëve, Oliver Ivanoviq, të lirohet nga paraburgimi siç e kanë quajtur ata, i padrejtë, dhe t’i mundësohet mbrojtja në liri.

Kërkesa është drejtuar nga Goran Rakiq, Kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore së Kosovës, Dragan Jabllanoviq, Kryetari i Komunës së Lleposaviqit, Vuçina Jankoviq, Kryetari i Komunës së Zveçanit, Stevan Vulloviq, Kryetari i Komunës së Zubin Potok, Vlladeta Kostiq, Kryetari i Komunës së Graçanicës, Branisllav Nikolliq, Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dragan Nikolliq, Kryetari i Komunës së Parteshit, Sreqko Spasiq, Kryetari i Komunës së Kllokotit, Gradimir Mikiq, Kryetari i Komunës së Ranillugut, Svetisllav Ivanoviq, Kryetari i Komunës së Novobërdës.

Ata kanë thënë se mbeten të angazhuar në zbatimin e dhjetë konkluzioneve të takimit të parë të përbashkët të komunave me shumicë serbe, të mbajtur në Graçanicë, më 18 marsi 2015:

1.Populli serb të Kosovës dhe Metohisë kërkon respektimin e dispozitave kushtetuese dhe ligjore lidhur me përfaqësimin e serbëve në institucionet dhe ndërmarrjet publike në të gjitha nivelet, si edhe me përfaqësimin e serbëve në komunat në të cilat serbët nuk janë në shumicën;

2.Serbët nga Kosova dhe Metohi po insistojnë mbi parimin se përfaqësimi i tyre në institucionet në të gjitha nivelet dhe përzgjedhja e personelit serb është nën kompetencën ekskluzive të përfaqësuesve politikë të përzgjedhur serbë;

3.Kërkojmë mbrojtjen e plotë të pronës dhe të drejtave të Kishës ortodokse serbe;

4.Kërkojmë që miratimi i propozimeve të reja legjislative mbi çështjet e rëndësishme për komunitetin serb të bëhet vetëm me aprovimin e përfaqësuesve politikë të përzgjedhur serbë;

5.Prioriteti në punën e të gjithë përfaqësuesve serbë në institucionet publike në të gjitha nivelet duhet të jetë krijimi i kushteve gjithëpërfshirëse për rikthimin e të dëbuarve, si edhe sqarimi i fatit të të rrëmbyerve dhe të zhdukurve dhe ndjekja penale të atyre që janë përgjegjës për krimet e kryera nga viti 1998;

6.Komuniteti serb kërkon ndalimin e privatizimit të pronës shtetëtor, shoqëror dhe bashkëpunuese dhe hetimin e keqpërdorimave në procesin e privatizimit të mëparshëm;

7.Është e nëvojshme të zbatohet regjistrimi i përgjithshëm në komunat më shumicë serbe si një parakusht për sigurimin e buxheteve reale të pushteteve lokale;

8.Kërkojmë përfaqësimin adekuat të serbëve në sistemin e drejtësisë, emërimin e noterëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe punëtorëve administrativë në gjyqësorin, njohjen e licencave të Odës së Avokatëve të Serbisë dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë dhe ndalimin e procedurave me motivin politik;

9.Është e nëvojshme një mbrojtje e vërtetë të gjuhës serbe, identitetit, kulturës, trashëgemisë kulturore dhe të drejtës së informimit, me përmirësimin e rregullores në këto fusha;

10.Komuniteti serb merr vendim për aktivitetin unik politik, mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e interesit të popullit serb përmes formimit të Bashkësisë së komunave serbe të fortë dhe kërkon që t’i dërgohet projekt-statuti i harmonizuar të BKS-së mbledhjes së përbashkët të kuvendeve komunale. (rtk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>