Pas mbledhjes me grupin punues, të gjithë pjesëmarrësit dolën pa përmendur asnjë detaj nga takimi. Van Hojt e ka quajtur diskutimin solid dhe interesant.
‘Sot nuk mund të jap asnjë prononcim, edhe pse diskutimi ishte shumë interesant dhe solid por, nuk mund të jap asnjë koment. Duhet të presim pak, jini të durueshëm’, tha Piter Van Hojt në deklaratën e dhënë për Telma. Të premten partitë politike do të fillojnë me biseda konkrete për inkuadrimin e ligjit për funksionin e prokurorit publik, duke përfshirë zgjedhjet, funksionimin dhe kompetencat.
Nga ana tjetër opozita kërkon ligj të ri, grup punues dhe gjykatë të veçantë, si garancë për prokuror publik të pavarur, ku duhet të përballet me sfidat e spastrimit të aferave të përgjimit dhe Puç.
Ai duhet ti posedojë të gjithë materialet e ashtuquajtura Bombat. Partitë qeveritare vlerësojnë se është e mjaftueshme të formohet seksion të veçantë për kër këtë krim në përputhshmëri me ligjet. (INA)