Fëmijët e të gjithë botës i kthehen shkollës në shtator, dhe disa prindër përballen me dilemën se kur është koha e duhur që fëmijët e tyre të kenë një smartphone.
Në një reportazh të tijin, CBCNews jep rastin e një nëne në Silkowski. Johanna ka dy fëmijë, 10-vjeçarin Jack dhe 6-vjeçarin Charles. “Ata kanë shumë pajisje elektronike në shtëpi, dhe nuk është nevoja të kenë një smartphonë”, thotë Johanna.
Por si mund ta dijë një prind kur fëmija duhet të ketë një smartphone?
Dr. Corinn Cross, një pediatër i Akademisë Amerikane të Pediatrisë thotë se varet nga maturia e fëmijës, por disa familje e marrin këtë vendim kur ata janë 13 vjeç.
“Mendoni për situatë që fëmija juaj është dhe nëse vërtetë duhet të kenë një telefon. Dëshironi që ai të ketë telefon për të qenë më i sigurtë? Dëshironi që të ketë tëlefon që të komunikojë me miqtë? Dhe më pas sigurohuni që ata janë gati të marrin përgjegjësinë që ju po i jepni”, thotë Cross për CBC.
Sa fëmijë kanë telefona?
Një studim i 2015 thotë se ¾ e fëmijëve të moshës 13-17 vjeç kanë një smartphone. Para se t’i jepni fëmijës telefonin e parë, Cross jep disa limite. Ajo sugjeron që telefoni të ushqehet gjatë natës në një zonë të zakonshme, jo në dhomën e fëmijës në kohën e gjumit, si dhe nuk duhet të lejojnë bisedën me smartphone gjatë kohës së ngrënies. Prindërit duhet gjithashtu të diskutojnë edhe rrezikun e hakerimit. Por, përballuni me fëmijët tuaj kur doni të kontrolloni mesazhet, emailet dhe telefonin e tij.
“Mendoj se kjo gjë duhet thënë. Kam të drejtë të shoh nëse po dërgon mesazhe jo të përshtatshme, pra, mos bëj diçka që do të të vërë në siklet kur unë e shoh”, thotë Cross.
Një këshillë e fundit
Ekspertët thonë se nëse prindërit japin dritën jeshile për telefon për fëmijët e vegjël është një ide e mirë të kryeni kontrolle të sigurta. Për këtë janë disa aplikacione që ju ndihmojnë.
/ Top Channel