Takim Obama-Putin të hënën në Nju Jork

obama-putinPresidenti rus Vladimir Putin do të takohet me Presidentin Barak Obama të hënën në Nju Jork. Njoftimin e bëri sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Zëdhënësi tha në komentet për shtyp se zoti Putin do të takohet më parë me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe më pas me Presidentin Obama.

Të tre udhëheqësit janë ndër krerët e shteteve që mblidhen në Nju Jork javën e ardhshme për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Vladimir Putin do të flasë në Asamble të hënën.

Presidentët Obama dhe Putin u takuan në nëntor të vitit të kaluar në Pekin ku ndodheshin për punimet e takimit për Bashkëpunim Ekonomik në Azi-Paqësor.

Një zyrtar i lartë i administrates Obama tha sot se takimi i së hënës po zhvillohet me kërkesë të zotit Putin.

Zyrtari tha se Presidenti Obama “do ta shfrytëzojë këtë takim për të diskutuar mbi Ukrainën” dhe për t’i kërkuar Rusisë të respektojë marrëveshjet e armëpushimit të arritura mes separatistëve pro-rusë dhe qeverisë ukrainase.

Takimi zhvillohet ndërkohë që ka njoftime se Rusia po forcon praninë e saj ushtarake në Siri për të mbështetur Presidentin Bashar al-Assad në luftë kundër kryengritësve që përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti, ndër të cilët edhe ekstremistët e Shtetit Islamik.

Këtë muaj, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia dëshiron të krijojë “një koalicion ndërkombëtar” për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin” dhe se qeveria e tij po zhvillon konsultime mbi këtë çështje me “partnerët tanë amerikanë”. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>