Një artiste që krijon identikitin e kriminelëve

identikiti i krimitPolicia shpesh përballet me problemin për gjetjen e një të dyshuari për kryerje krimi, bazuar tek përshkrimet e përgjithshme që mund t’i përshtaten qindra njerëzve që mendohet të kenë lidhje me krimin. Në këto raste, një artist mund të përdorë informacione nga dëshmitarët, për të një identikit që policia të mund t’ja tregojë publikut përmes gazetave dhe televizionit. Por këto skicime mund të ndihmojnë gjithashtu që të krijiohen fytyrat e personave të vdekur, për të cilët nuk ka foto.

Nisur vetëm nga përshkrimi i dëshmitarëve, Lois Gibson mund të vizatojë portretin e një personi që ka kryer një krim. Duke bazuar tek vetëm disa detaje, Gibson mund të krijojë tipare të afërta, por larg perfeksionit.

“Në se kap tipare të ngjashme me personin, kjo do të ishte diçka perfekte.”

Vetë Gibson është në gjendje të krijojë lidhje me viktimat e krimit, ngaqë kur ishte një kërcimtare 21 vjeçare në Los Anxhelos, ajo u bë viktimë e një sulmi.

Identikiti i krijuar prej saj për sulmuesin nuk solli arrestimin e tij, por shumë vjet më vonë kujtimi i dhimbshëm bëri që ajo të bashkëpunonte me Departamentin e Policisë së Hjustonit.

“Arsyeja përse doja ta bëja këtë, është se unë thjesht doja që të kapej personi si ai që më sulmoi mua.”

Dëshmitarët mund të gjejnë ngjashmëri për tipare specifike në këtë libër, që e ndihmon Gibsonin të kompozojë një fytyrë; madje edhe në se dëshmitari është një djalë 4-vjeçar, i cili e pa një burrë që i vrau prindërit.

“Sapo i tregova skicën, djali 4-vjeçar u zemërua shumë me mua dhe tha “Përse e vizatove atë burrin?” Kjo do të thoshte që ai i ngjante vrasësit dhe të gjithë të pranishmit në dhomë filluan të qanin.”- kujton Gibson.

Ajo thotë se kjo aftësi mund të përdoret gjithashtu për të krijuar fytyrat e personave që nuk jetojnë më.

Ajo psh e krijoi këtë identikit, duke u bazuar tek përshkrimet që bëri një i mbijetuar i Holokaustit në Hjuston.

“Ai e përshkroi motrën e tij 7-vjeçare, të cilën e pa kur e sollën në sheshin e qytetit; ai kishte qenë shumë i gjatë për moshën 10—vjeçare në atë kohë, prandaj kishte qëndruar me të rriturit; nazistët i nxorën fëmijët në shesh dhe ai e pa të motrën kur e qëlluan në kokë dhe e vranë.”

Lois Gibson ka bërë disa identikite të njerëzve që i mbijetuan masakrave të nazistëve, duke humbur gjithshka, me përjashtim të kujtimeve për të dashurit e tyre, të cilët u vranë.

Përmes mësimeve të pikturës ajo i inkurajon artistët e rinj t’i futen fushës së artit, jo vetëm që t’u vijnë në ndihmë policëve të kapin kriminelët, por me qëllim që të vihet në vend drejtësia dhe t’i orfojnë ngushëllim viktimave të krimeve. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>