Euro komesioneri për zgjerim dhe politik fqinjësore, Johanes Han, sot në Shkup do të bëj presion mbi liderët e partive politike që të zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinos.
“Në rrugë drejt Shkupit, do të takohem me të gjithë partitë politike që të bëj presion për përparim të shpejt për marrëveshjen politike”, ka shkruar Han në profilin e tij në twitter.
Kjo është vizita e tretë e komesionerit në Maqedoni në katërt muajt e fundit.
*****
Han në Shkup në takime me liderët partiakë
Komisari për negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, sot do të arrijë në Shkup, me qëllim që t’i zhbllokojë negociatat për zbatimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut.
Siç konfirmoi zëdhënësja e tij, Maja Kocijançiç, Komisioni Evropian monitoron nga afër zhvillimet në Republikën e Maqedonisë dhe kërkon që katër partitë politike t’i përmbahen orarit në zbatimin e pikave të marrëveshjes që i dha fund krizës politike në vend.
“Unë mund të konfirmoj se komisari Han, javën e ardhshme, përkatësisht të hënën do të udhëtoj për në Shkup për t’u takuar me të gjitha palët e prekura. Brukseli po vëzhgon nga afër situatën dhe edhe njëherë do të përsërisim se Komisioni Evropian pret që partitë t’i përmbahen orarit në zbatimin e pikave nga marrëveshja e 2 qershorit/15 korrikut”, theksoi Kocijançiç të premten e kaluar. (alsat)