Këshilli i Prokurorëve as sot nuk miratoi ekipin e Janevës

keshilli i prokuroreveKatica Janeva edhe sot nuk i morri të gjithë prokurorët që ajo i kërkoi. Edhe pse këtë e kishin kërkuar edhe vet partitë por edhe ministri i drejtësisë Jashari, Këshilli i prokurorëve publik nuk e vendosi këtë pikë në rend dite. Shumica në Këshill hodhi poshtë propozimin për zgjedhjen e shtatë prokurorëve tjerë të propozuar nga Janeva

“Marrëveshja e partive politike nuk na intereson. Kjo është puna e tyre. Ne veprojmë në përpikëri profesionalisht. Se si do të merren vesh, kjo është puna e tyre. Ne vendosim vetëm sipas parametrave sa do të kenë punë dhe si do të zhvillohet kjo çështje”, tha Petar Anevski, Kryetar i Këshillit të prokurorëve publik.

Kreu i Këshillit të Prokurorëve Anevski tha se vetëm ata janë kompetent të vendosin se sa prokurorë do të punojnë në cilën do qoftë prokurori. Por palët e përfshira në bisedime madje dhe vet ligji për prokurori speciale e thonë të kundërtën, gjegjësisht se Janeva tregon se me sa prokurorë do të punojë. Sipas Kryetarit të Këshillit Anevski, ata do të emërojnë ndihmës tjerë për Janevën vetëm nëse rritet vëllimi i punës.

“Do të thosha se dera për Katica Janevën në këshillin e prokurorëve publik është e hapur, në çdo kohë mund të vijë dhe të bisedojmë për daljen nga kjo krizë. Mendoj… kjo nuk është krizë. Ky është obligim i këshillit të prokurorëve publik dhe obligim i sajë, që mos të kemi situata të këtilla të pa lakmueshme”, u shpreh Petar Anevski, kryetar i Këshillit të prokurorëve publik.

Në seancën e sotme të këshillit të prokurorëve publik prezent ishin edhe përfaqësues të OSBE-së dhe Ambasadës Amerikane. Tani për tani nuk dihet se kurrë përsëri do të diskutohet për ekipin e Janevës.

Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>