Rreziku nga terrorizmi, Tahiri: Nuk ka vend për panik

tahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri, thotë se nuk ka vend për panik lidhur me rrezikun për sulme terroriste në vend.

Në një prononcim për media pas raportimit në Komisionin e Sigurisë, ministri deklaroi se Shqipëria nuk është imune ndaj këtij rreziku, megjithatë theksoi se duhet shmangur në maksimum paniku i panevojshëm.

“Në vende të tjera është nxjerrë edhe ushtria në rrugë. Policia e Shtetit ka marrë masa parandaluese dhe po bashkëpunojmë edhe me partnerët. Duhet të shmangim në maksimum panikun e panevojshëm”, u shpreh Tahiri.

Prej katër ditësh policia ka kaluar në masa të përforcuara, duke shtuar praninë e saj për garantimin e sigurisë. (shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>