Surroi: Pakoja e Ahtisarit, asnjë obligim për Asosiacionin

Veton Surroi thotë se Kosova nuk ka asnjë obligim nga Pakoja e Ahtisarit për të krijuar Asosiacion të komunave serbe. Në një status në “Facebook”, Surroi shprehet se Kosova i ka integruar të drejtat e komuniteteve minorancë në Kushtetutë.

“Sa për sqarim, në cilësi të negociatorit kyç më 2005-2007: Kosova nuk ka asnjë dhe të vetmin obligim nga Pakoja e Ahtisaarit për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Kosova i ka integruar të drejtat të komuniteteve jo-shumicë (të drejtave minoritare) në Kushtetutën e Republikës. Në këtë Kushtetutë, njëjtë, nuk ekziston kurrfarë obligimi për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Përkundrazi, çfarëdo Bashkësie e komunave serbe e prish strukturën bazë qeverisëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (Përgjigje spekulimeve qeveritare apo pro-qeveritare se Kosova e ka për borxh krijimin e Bashkësisë së komunave serbe)”, shkruan ai.

Reagimi i Surroit vjen pas një interviste që analisti amerikan Daniel Serwer dha për mediat e Kosovës, ku u shpreh se Kosova e ka për obligim që ta implementojë Planin e Ahtisarit, duke aluduar këtu edhe në Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

/ Shekulli Online / 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>