Dyshime për fshehjen e provave për Kumanovën

kumanova autoblindiEkspertët për çështje juridike kritikojnë procesin e gjykimit të të akuzuarve të rastit të Kumanovës.

Sipas Osman Kadriut dhe Mersim Pollozhanit, gjykata po zvarritë dhe qëllimisht po mban në fshehtësi provat që ligjërisht duhej të paraqiten para të akuzuarve dhe avokatëve të tyre. Madje, Pollozhani dyshon se fshehja e provave i referohet faktit se shteti nuk posedon fare provat për akt terrorist dhe kështu fiton në kohë duke zvarritur procesin. Sipas Pollozhanit, aktakuza për terrorizëm është e pabazë.

“Elemente terrorizmi nuk ka pasur, se terrorizmi nuk fle me një shtëpi komode. Ai pregaditet. Deri tani provat mbahen gjoja të fshehura, por unë them se ato nuk ekzistojnë. Një gjë e dijë se dy proces do të zgjatet”, theksoi për “TV Shenja”, juristi Mersim Pollozhani.

Ndërkohë, profesori Osman Kadriu beson se procesi do të zvarritet qëllimisht sikurse rastet e tjera me prapavijë politike. Dalja e vetme nga kjo situatë sipas tij, është transferimi i lëndës në duart e prokurorisë speciale.

“Ky rast patjetër duhet të kalojë në kompetenca të Prokurorisë Special, në qoftë se nuk ndodhë që ta merr përsipër kjo prokurori dhe nëse nuk sigurohet ekspertizë nga faktori i jashtëm, këtu përsëri do të kemi një proçes të montuar politik, shpalljen me siguri të të gjithë personave se janë fajtor për një vepër shumë të rëndë siq është terrorizmi, për çka dihet se dënimet do të jenë drakonike.Ato përdorimin e armëve e kanë bërë në mbrojtje, e jo në sulm. Ata kanë qenë të sulmuar në një aksion të mirë përgatitur, të policisë”, nënvizoi për “TVShenja”, profesori universitar, Osman Kadriu.

Pollozhani dhe Kadriu janë skeptik se ky proces gjyqësor do të ketë epilog të drejtë në qoftë se nuk përfshihet edhe faktori ndërkombëtarë.  Nëse lënda mbetet në gjykatat vendore, ata besojnë se 29 pjesëmarrësit në luftime do të dënohen me dënime të rënda, pas një procesi të stërzgjatur dhe të mundishmëm. Sipas tyre, do të vazhdojnë edhe torturat ndaj pjesëtarëve të grupit, të cilëve tashmë u janë shkelur të gjitha të drejtat e garantuara me legjislativën vendore dhe ndërkombëtare. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>