Ish ministrja e brendshme Gordana Jakullovska do të dëshmojë sot në orën 11.00 para Komisinoit Anketues për përgjimet, ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski duhet të dëshmoj sot rreth orës 12.00.
Seancat e planifikuara deri më tani kanë dështuar sepse nuk janë shfaqur si dëshmitar Zoran Stavreski, Martin Protugjer dhe Sasho Mihajllkov. Vetëm Gruevski dhe Stavreski kërkuan shtyrjen e afateve të përcaktuara më parë nga Kryetari i Komisionit Petre Shillegov.
Seancat e dëshmitarëve duhet të përfundojnë deri më 22 janar. (alsat)